LAJMI I FUNDIT:

Intervistë ekskluzive me Jeton Zogjanin, “Drenicakun” e “O sa mirë”

Intervistë ekskluzive me Jeton Zogjanin, “Drenicakun” e “O sa mirë”

Njëri nga personazhet më të pëlqyera të serialit “O sa mirë” është edhe ai i “Hakiut” , një politikan nga Drenica që realizohet me përpikmëri nga aktori Jeton Zogjani.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Jetoni flet rreth këtij personazhi që e bëri të famshëm, të përbashkëtat mes tij dhe “Hakiut”, si dhe dyshimet që kishte në fillim për suksesin e tij.


“Ard Islami kur ka fillu me skenarin dhe realizimin e kësaj ideje për “O sa mirë”, që nga fillimi më ka parë mua si të përshtatshëm për rolin e “Hakiut” dhe besoj që publiku dhe ekipa realizuese e serialit janë të kënaqur me punën që e kam bërë deri tani që “Drenicasi” të jetë ndër më të pëlqyerit”, tha Jetoni, i cili megjithëse nuk është nga rajoni i Drenicës nuk e ka të vështirë ta realizojë këtë rol.

“Edhe pse nuk jam drenicas, jetoj në kufi me Drenicën por kam edhe shumë familjar dhe miq nga ajo pjesë e Kosovës dhe kjo më ka ndihmu shumë për realizimin e rolit në mënyrë sa më të mirë pa e dëmtu imazhin e asaj treve që ka dhënë shumë për vendin tonë”, shtoj tutje aktori, i cili si të përbashkët të vetëm me karakterin që luan në serial e sheh preukopimin për gjendjen politike në vend.

526d0853-92c3-4b8b-9991-340589a8a2e6

Si një nga përparësitë më të mëdha për suksesin e këtij projekti Jetoni e sheh edhe klimën e mirë që ekipa realizuese e ”O sa mirë” ka arritur të krijojë mes tyre dhe puna ekipore të arrijë efektin e duhur, duke thënë se i preferuari i tij pas rolit që realizon është ai i “profesorit të muzikës” që realizohet nga aktori Shkëlzen Veseli.

e7899a88-05da-4c7f-be5c-bd24e2be2661

Ndryshe “Hakiu” që para këtij projekti ishte pjesë e serialit “SpitaliX”, tregon se nuk e ka pritur këtë sukses me “O sa mirë” dhe tani nuk i pengon aspak të identifikohet me personazhin e këtij seriali.

“Isha skeptik shumë për sukesin e tij, por ja që doli e kundërta dhe jam shumë i lumtur për këtë. Njerëzit kanë filluar që edhe rrugës të na thërrasin me emrat e personazheve në serial dhe kjo nuk më pengon aspak sepse famën e kemi zgjedhur vetë”, shtoj tutje Zogjani, i cili realizimin e një roli serioz pas dy komedive radhazi e sheh pak si të vështirë.

“Kjo u ka ndodhë shumë aktorëve që nga komedia ta kenë të vështirë të kalojnë në role serioze, jo pse nuk mundem sepse kjo është puna jonë që dimë të bëjmë më së miri, por se publiku mësohet të shoh si humorist të qeshë me ty dhe mundet të mos marr seriozisht në një rol serioz”.

Jeton Zogiani - foto ridvan slivova (11)

Aktori nga Fushë Kosova është i martuar me Albana Kadriun, me të cilën kanë një vajzë të quajtur Jana, ndërsa veç angazhimeve si aktor, Jetoni është i angazhuar edhe rreth televizionit të tij privat “Click Channel”./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Magazina
Prokuroria e Los Angeles konfirmon se nuk mund të hetojë Diddy-n për videon e tmerrshme të sulmit ndaj ish-të dashurës

Prokuroria e Los Angeles konfirmon se nuk mund të hetojë Diddy-n për videon e tmerrshme të sulmit ndaj ish-të dashurës

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori