LAJMI I FUNDIT:

Gjermania nuk ka arritur ende kulmin e epidemisë

Gjermania nuk ka arritur ende kulmin e epidemisë

Gjermania ende nuk ka arritur kulmin e pandemisë së coronavirusit, dhe sipas kancelarit Helge Brown, masat për të luftuar përhapjen e epidemisë ende duhet të mbeten në vend.

“Detyra e qeverisë federale është të përgatisë qytetarët për kulmin e epidemisë. Koha që pritet të rritet numri i të infektuarve është akoma përpara”, tha Brown për Frankfurter Sonntags Zeitung.


Ai tha se këto masa kanë për qëllim të ngadalësojnë rritjen e numrave të të infektuar nga coronavirusi në mënyrë që të mos mbingarkohen spitalet në Gjermani, transmeton Telegrafi.

“Në fillim të përhapjes së infeksionit, numri i të infektuarve është dyfishuar në çdo tre ditë. Mund të ndodh që në të ardhmen e afërt të fillojë përsëri dyfishimi i të infektuarve, dhe kjo mund të ndodh pas dhjetë ose më shumë ditësh”, tha Brown.

Perspektiva e një rikthimi në normalitet pas festave të Pashkëve u minimizua nga kryeministri bavarez Markus Söder si dhe kryetari i Berlinit Michael Müller.

“Unë nuk mendoj se është momenti i duhur tani të flasim për masa të kthimit të shpejtë në jetën e përditshme”, tha Söder për Bild am Sonntag.

Kryeministri bavarez ka mbrojtur gjithashtu një paketë gjithëpërfshirëse të stimulimit të rritjes ekonomike pas krizës nga pandemia. /Telegrafi/