LAJMI I FUNDIT:

Djali i Tom Hanks krijon masa mbrojtëse nga produktet shtëpiake

Djali i Tom Hanks krijon masa mbrojtëse nga produktet shtëpiake
Colin Hanks (Foto: Tommaso Boddi/Getty Images for Samsung/Guliver)

Pandemia e coronavirus ka bërë që njerëzit të bëhen më të shkathët se kurrë.

Djali i Tom Hanks, Colin, ka ndarë një aftësi të re që ai ka fituar e që do të ndihmojë një numër njerëzish që kanë nevojë për maska ​​pasi Covid-19 vazhdon të përhapet në gjithë globin, shkruan Mirror.


Aktori kishte ndarë këtë mësim me ndjekësit e tij duke u treguar se si bëhet maska, e cila mbulon hundën dhe gojën nga gjërat shtëpiake.

Në të njëjtin postim ai shkroi: “Si ta shndërroni shaminë tuaj në një maskë për fytyrë. Mos harroni të vendosni shaminë në lavatriçe më pas!”.

Për ta bërë maskën, Colin tregoi se një shami duhet të vendoset përballë një sipërfaqeje të sheshtë. Gjysma e sipërme dhe e poshtme duhet të paloset për t’u takuar në qendër. Atëherë, pëlhura duhet të rroket sipër dhe përsëri të paloset.

Për shiritat, ai sugjeron të përdorni fije elastike të fashës së flokëve në secilin skaj të hapur të leckës.

Javën e kaluar, babai i Colin dhe njerka e tij, Rita, të dy 63 vjeçarë, fluturuan përsëri në Los Angeles me aeroplan privat, pasi kaluan disa javë të izoluar në Australi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori