LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunimi i bashkësive fetare në fushatën vetëdijesuese ndaj coronavirusit, e domosdoshme

Bashkëpunimi i bashkësive fetare në fushatën vetëdijesuese ndaj coronavirusit, e domosdoshme

U.D i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherit Koordinator i Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.

Në një komunikatë, thuhet se në këtë takim u bisedua për situatën në të cilën gjendet vendi ynë, në këtë kohë të pandemisë globale me Covid 19, për angazhimet që janë duke i bërë institucionet e Kosovës në parandalimin e përhapjes së këtij virusi dhe në përgjithësi për menaxhimin e situatës.


Ministri Sveçla theksoi se tashmë kemi hyrë një fushatë intensive vetëdijesuese, ku është e domosdoshme përcjellja mesazheve që janë duke u bërë nga institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, për tu kërkuar qytetarëve të Kosovës që t’i zbatojnë vendimet që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Ai kërkoi që në kuadër të këtyre përpjekjeve të intensifikohen thirrjet edhe nga Bashkësia Islame në Kosovë.

“Për MPBAP-në përfshirja e BIK-ut dhe bashkësive të tjera fetare në Kosovë në fushatën vetëdijesuese, do të ndihmonin jashtëzakonisht shumë që tu kërkojnë qytetarëve t’i reduktojnë  daljet e tyre vetëm atëherë kur vlerësohet se është e domosdoshme”, theksoi Sveçla, njofton Telegrafi.

Në fund të takimit, Myftiu Naim Tërnava, vizitoi Qendrën Operative ku po punojnë Grupi Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve 24/7.

Ndërsa kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, përgëzoi institucionet e Kosovës për angazhimin që janë duke bërë në menaxhimin e kësaj situate.

Ai tha se në këtë sfidë do të kenë patjetër mbështetjen e BIK-ut, në mënyrë që bashkërisht të luftojmë me të gjitha forcat edhe me ndihmën e Zotit ta tejkalojmë këtë sfidë me përmasa globale.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori