LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti planifikon taktikë të ngjashme për ndeshjen kthyese ndaj Man Cityt, por me ndryshime në formacion

Ancelotti planifikon taktikë të ngjashme për ndeshjen kthyese ndaj Man Cityt, por me ndryshime në formacion

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancellotti ka ndarë mendjen tashmë për ndeshjen kthyese çerekfinale ndaj Manchester Cityt dhe nuk pritet të bëjë ndryshime taktike.

Sipas mediumit Relevo dhe disa burimeve të tjera të besueshme rreth Real Madridit, Ancelotti synon të përsërisë të njëjtin sistem dhe taktikë që përdori në ndeshjen e parë kundër Cityt, kur të dy ekipet takohen në Etihad të martën e ardhshme.

Ajo që do të thotë është se Ancelotti do të vazhdojë me formacionin e tij 4-4-2 duke shfaqur Rodrygon në anën e majtë të sulmit të tij. Vinicius Jr do të luajë pak më lart si një nëntë fals.


Ky sistem i lejon Federico Valverdes dhe një mesfushori tjetër të shtyjnë në anën e djathtë dhe të ofrojnë më shumë lojtarë përpara.

Roli i Jude Bellingham do të mbetej i njëjtë – një mesfushor me lëvizje të lirë, i lejuar të mbërrijë në zonë kur ai dëshiron, ndërkohë që bën edhe punën e pistë në mesfushë.

‘Carletto’ tashmë la të kuptohet se do të startojë Eder Militao në ndeshjen e dytë kundër Cityt pas rikuperimit të plotë të brazilianit, i cili Eder do të zëvendësojë Aurelien Tchouamenin si partneri qendërmbrojtës i Antonio Rudiger.

Një tjetër ndryshim që pritet është Luka Modric që e nis ndeshjen me Toni Kroos. Carlo më pas mund të sjellë Camavinga dhe Brahim Diaz të rifreskuar ekipin në pjesën e dytë.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori