LAJMI I FUNDIT:

Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e javës së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, Mervan Bejtullahu në derbi

Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e javës së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, Mervan Bejtullahu në derbi
photo by: @Shpend Ahmeti

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka deleguar me short sot (e enjte) gjatë ditës gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e javës së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Java e 15-të zhvillohet në këtë fundjavë, me një ndeshje të paraparë për të premten dhe nga dy ndeshje për të shtunën dhe dielën.


Të premten luajnë Malisheva-Ballkani, ku gjyqtar kryesor do të jetë Erdall Zasella, ndërsa anësor Fatmir Sekiraqa dhe Altin Zhegrova. Eridon Podvorica është gjyqtar i katërt, ndërsa Dardan Çaka dhe Fatlum Berisha në VAR.

Të shtunën janë dy ndeshje. Fushë Kosova-Dukagjini dhe Feronikeli ’74-Liria. Në të parën do të gjykojë Mentor Ajeti me ndihmës Lumturije Muhadri dhe Peci, ndërsa në të dytën Bardh Ajeti kryesor me Bujar Selimaj dhe Pashtrik Burrinë anësorë.

Në ndeshjen e parë, Vigan Iberdemaj do të jetë i katërt dhe Visar Kastati e Gzim Mehmeti në VAR, ndërsa në ndeshjen e dytë Isak Ceroviku gjyqtar i katërt me Burim Jahmurataj dhe Fatlum Jashari në VAR.

Të dielën zhvillohet derbi i javës Prishtina-Drita dhe ndeshja tjetër interesante Gjilani-Llapi. Në derbi gjyqtar kryesor do të jetë Mervan Bejtullahu me anësor Edmond Zeqirin dhe Hekuran Osmanin, ndërsa në ndeshjen tjetër do të gjykoj Genc Nuza me anësor Arbnor Bullatovci dhe Bekim Rama.

Në derbi, Ardit Halilaj do të jetë gjyqtar i katërt me Ilir Mehmetin dhe Granit Hysenin në VAR, ndërsa Egzon Dakaj do të jetë i katërt me Alban Shalën dhe Meriton Berishën në VAR. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve
Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori