Reperi i njohur, Ledri Vula javëve të fundi ka qëndruar i heshtur dhe larg vëmendjes publike.
Madje edhe postimet e tij në rrjetet sociale kanë qenë të pakta dhe e gjithë kjo ka nxitur dyshimet për një krizë në marrëdhënien me partneren e tij Sara Hoxha.
Dyshja nuk janë parë bashkë qe një kohë dhe kjo ka bërë që të shtohen dyshimet për raportin e tyre.
Por sot (e mërkurë) është rikthyer Ledri është rikthyer me një postim në llogarinë e tij në Instagram, e që ka të bëjë me anulimin e koncertit të tij.
Në postim autori i “Gjendja” ka njoftuar fansat e tij në Skandinavi se koncerti i paralajmëruar në Oslo nuk do të mbahet.
“Fansa të Norvegjisë dhe Skandinavisë, ju njoftoj se koncerti i Oslos nuk do të mbahet. Shumë dashuri për ju, do shihemi prapë”, ka shkruar reperi.
Ndryshe, kujtojmë që sa ju përket projekteve, kënga e fundit e Ledrit është bashkëpunimi me Romeo Veshaj “E keni dit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251