LAJMI I FUNDIT:

Dikur e kritikonte Trumpin, tani pajtohet me ish-presidentin amerikan: Biden lejon ndërtimin e murit kufitar mes SHBA-së dhe Meksikës

Dikur e kritikonte Trumpin, tani pajtohet me ish-presidentin amerikan: Biden lejon ndërtimin e murit kufitar mes SHBA-së dhe Meksikës

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden do të ndërtojë një pjesë të murit kufitar mes SHBA-ve dhe Meksikës në një përpjekje për të ndaluar rritjen e nivelit të imigracionit.

Rreth 20 milje (32 km) do të ndërtohen në rajonin “Starr” përgjatë kufirit me Meksikën, ku zyrtarët raportojnë një numër të lartë kalimesh ilegale.


Ndërtimi i një muri kufitar ishte politikë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ishte kundërshtuar ashpër nga demokratët.

Në vitin 2020, Biden premtoi se nuk do të ndërtonte një mur tjetër nëse zgjidhej president, raporton bbc.

Ndërkohë, Doganat dhe Mbrojtja Kufitare amerikane mbrojti masën e fundit, duke thënë se po përdorte fondet e alokuara tashmë për një pengesë kufitare.

“Kongresi përvetësoi fondet e vitit fiskal 2019 për ndërtimin e barrierës kufitare në Luginën e Rio Grande dhe DHS-së i kërkohet tani t’i përdorë ato fonde për atë qëllim”, thuhet në deklaratë.

Më shumë se 245 mijë kalime ilegale janë bërë këtë vit vetëm në zonën e Luginës së Rio Grande, tregojnë të dhënat e qeverisë dhe shtatori pritet të jetë një muaj rekord. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Evropa
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Kalo në kategori