Kim Kardashian u shfaq në një fushatë “Balenciaga” për herë të parë pasi refuzoi të ndërpresë lidhjet me markën pas skandalit të pedofilisë vitin e kaluar që tronditi botën e modës.
Themeluesja 42-vjeçare e “SKIMS” ishte një nga modelet që shfaqi koleksionin e verës 2024 për markën e modës me bazë në Paris, teksa shfaqi linjat e saj me një fustan të zi latex.
Megjithatë, është interesante të theksohet se Kim nuk sfiloi në pistë dhe as nuk u ul në rreshtin e parë në shfaqjen e Javës së Modës në Paris të “Balenciaga”, ku morën pjesë nëna e saj Kris Jenner dhe shoqja e saj Paris Hilton.
Kim kishte marrë pjesë në sfilatën e Javës së Modës në Paris të shoqes Victoria Beckham të premten, ku ajo u tha se ishte injoruar nga redaktorja e “Vogue”, Anna Wintour, pavarësisht një miqësie shumëvjeçare.
Sa i përket fushatës së fundit të nënës së katër fëmijëve me “Balenciaga”, ajo u shfaq në e veshur me një fustan të zi me shkëlqim dhe me një vijë asimetrike.
Ajo e përshtati fustanin pa mëngë me një palë çizme të zeza të gjata deri tek kofshët teksa mbante në dorë në mënyrë të çuditshme një takë argjendi vezulluese.
Flokët e saj karakteristike në ngjyrë të zezë ishin të lagura dhe të ndara në pjesën e mesme, ndërsa ajo vendosi grim minimal në tone nudo për të theksuar pamjen e saj.
Në nëntor 2022, Kim kishte refuzuar të ndërpresë lidhjet me “Balenciaga”, pavarësisht nga një polemikë ndaj kompanisë të lidhur me fotosesionin me fëmijë që u konsiderua pornografik
Kardashian, e cila ka qenë në biznes me kompaninë prej disa vitesh foli disa ditë pasi ajo kishte kërkuar falje për skandalin.
Qartë të turpëruar nga fushata e tyre e keqgjykuar, “Balenciaga” ndërmori hapin drastik për të fshirë faqet e saj të mediave sociale.
Kardashian është parë shpesh e veshur me “Balenciaga” në ngjarje të mëdha dhe është paraqitur në disa nga fushatat e markës në të kaluarën.
Ajo u prezantua me Drejtoreshën Kreative të Balenciaga, Demna Gvasalia nga ish-i i saj, Kanye West.
Ylli pranon rolin që ish-bashkëshorti i saj kishte luajtur në marrëdhënie në dhjetor 2021, teksa foli në “People’s Choice Awards”, ku mori një çmim për modën.
“Për Kanye, që më prezantoi vërtet me botën e modës. Kam rënë në dashuri me modën dhe jam shumë e frymëzuar nga kaq shumë njerëz. Por përsëri, kjo është si një ëndërr që unë zgjohem dhe vesh këto rroba të mrekullueshme, provoj gjëra të reja dhe rrezikoj. Unë jam shumë falënderuese”, ishte shprehur Kim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën
Iu publikuan mesazhet me Romeon, Erjola Doçi zbulon se si është e vërteta
Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu
U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA
"Për dashurinë e jetës sime" - mesazhi prekës i Ronaldos në fustanin që veshi Georgina Rodriguez
"Fenomen me 70 mijë ndjekës në Instagram" - përplasje e ashpër mes Donaldit dhe Ronaldos për finalistët e BBVA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare