Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë qëndrimit në New York, ku po merr pjesë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka thënë se ka dëgjuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në fjalimin në Asamblenë e OKB-së.
Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq ka thënë se presidenti amerikan, Biden, në fjalimin e tij përmendi integritetin territorial, sovranitetin dhe vetëm te e treta të drejtat e njeriut si vlera më të larta të njerëzimit.
“Disa herë iu referua Kartës së OKB-së dhe akteve të OKB-së”, tha Vuçiq, i cili shtoi se në fjalimin e tij do të përmend bombardimet e NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë në vitin 1999.
“Edhe tash nuk i njohin rregulloret e OKB-së, përfshirë edhe rezolutën 1244. Ne që jemi të vegjël, më mirë ta kuptojmë me kohë sa të vegjël jemi dhe se të mëdhenjve u lejohet çdo gjë. Ende nuk e kam kuptuar sa të vegjël jemi, ndoshta me këto predikime do të më bindin, por nuk jam i sigurt. Të gjithë të mos e humbin rastin të më japin një mësim për moralin e çdo gjë – si dhe në çfarë mënyre të vendosin sanksione” , tha Vuçiq, transmeton Telegrafi
Presidenti serb ka thënë se është takuar edhe me presidentin turk Recep Tayip Erdogan.
“Kam biseduar me presidentin turk për çështjet rajonale dhe vizitën e tij në Serbi. Do të ketë një takim me Miroslav Lajçak dhe të gjithë me të cilët duhet të diskutojmë situatën në Kosovë”, tha presidenti serb.
“Nuk e njohim Kosovën e pavarur”, ka thënë Vuçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKadri Veseli flet në Hagë: Gjykimi të bëhet në kohë të arsyeshme, të mos cenohet besimi i popullit të Kosovës
Qeveria e re e Maqedonisë drejt formimit, kryetari i Kuvendit pritet të jetë shqiptar
Rezulton i zhdukur tash e disa ditë, policia thotë se rasti i Gëzim Trakaniqit ka kaluar tek krimet serioze rajonale
Kosovës iu avancua statusi, por cili është roli dhe funksioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s?
LVV thotë se pishina e Gërmisë po u jepet "dostave", Komuna e Prishtinës mohon akuzat
Fillon implementimi i Kodit të ri Doganor dhe Akcizave
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Shpjegohet pse Chelsea nuk do të "pranojë automatikisht" vendin në Ligën e Konferencës