LAJMI I FUNDIT:

Kush është Rustem Umerov, ministri i ri ukrainas i Mbrojtjes?

Kush është Rustem Umerov, ministri i ri ukrainas i Mbrojtjes?

Parlamenti i Ukrainës sot edhe zyrtarisht ka miratuar emërimin e ministrit të ri të Mbrojtjes, Rustem Umerov, pozitë kjo të cilën e ushtroi që nga fillimi i luftës, Oleksi Reznikov i cili javën e kaluar u shkarkua për shkak të një skandali.

Por kush është Rustem Umerov, ministri i ri i Mbrojtjes në Ukrainë? Umerov, 41-vjeç, është anëtar i partisë opozitare Holos, dhe ka mbajtur postin e kreut të Fondit Shtetëror të Pronës që nga viti 2022, transmeton Telegrafi.

Ai ka luajtur rol të rëndësishëm në përpjekje të ndryshme humanitare, përfshirë shkëmbimin e të burgosurve të luftës, të burgosurve politikë, fëmijë dhe civilë si dhe në evakuimin e civilëve nga zonat e pushtuara nga rusët.


Rustem Umerov edhe zyrtarisht emërohet ministër i Mbrojtjes në Ukrainë
Lexo po ashtu Rustem Umerov edhe zyrtarisht emërohet ministër i Mbrojtjes në Ukrainë

Umerov ka qenë anëtari “kyç” i delegacionit ukrainas të përfshirë në negociata me Rusinë, lidhur me marrëveshjen e transportimit të drithërave në Detin e Zi.

Shërben si nënkryetar i delegacionit të përhershëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke përfaqësuar Qurultay të popullit tatar të Krimesë, dhe vepron si këshilltar i ish-Kryetarit të Mexhlisit të Popullit Tatar të Krimesë, Mustafa Dzhemilev.

Që nga dhjetori 2020, Umerov ka marrë rolin e bashkëkryesuesit të nismës diplomatike të Platformës së Krimesë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Azia
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Botë
Kalo në kategori