LAJMI I FUNDIT:

Dy yjet e Spanjës refuzojnë ta veshin fanellën shkaku i Luis Rubiales

Dy yjet e Spanjës refuzojnë ta veshin fanellën shkaku i Luis Rubiales

Sulmuesi i Real Betis dhe reprezentuesi spanjoll, Borja Iglesias ka thënë se nuk do të kthehet në kombëtare nëse nuk ndryshon diçka rreth Luis Rubiales.

Më herët shefi i federatës spanjolle deklaroi se ai nuk do të japë dorëheqjen nga posti i tij pavarësisht të gjitha polemikave rreth puthjes së tij në buzë me Jenni Hermoso.


Si kundërpërgjigje, sulmuesi i Betisit, Iglesias postoi në rrjetet sociale: “Jam i trishtuar dhe i zhgënjyer. Si futbollist dhe si person nuk ndihem i përfaqësuar nga ajo që ndodhi sot në Ciudad del Fútbol de Las Rozas (selia e fedratës spanjolle). Më duket e trishtueshme që ata vazhdojnë të bëjnë presion dhe të fokusohen te një koleg (Rubiales)”.

Nuk ndalet presidenti i federatës së futbollit të Spanjës - tani ka kërcënuar edhe lojtaren që e puthi
Lexo po ashtu Nuk ndalet presidenti i federatës së futbollit të Spanjës - tani ka kërcënuar edhe lojtaren që e puthi

“Veshja e fanellës së kombëtares spanjolle është një nga gjërat më të mëdha që më ka ndodhur në karrierën time. Nuk e di nëse në një moment do të jem sërish një opsion, por kam marrë vendimin të mos kthehem në kombëtare. Derisa gjërat të ndryshojnë dhe ky lloj akti nuk mbetet pa u ndëshkuar”.

Ai përfundoi postimin: “Për një futboll më të drejtë, më human dhe më të denjë”.

Ish- lojtari i Arsenalit, Hector Bellerin, i cili tani është pjesë e skuadrës së Betis së bashku me Iglesias, kritikoi gjithashtu Rubiales për mos dorëheqjen.

Presidenti i federatës spanjolle të futbollit refuzoi të japë dorëheqje pas skandalit në finalen e Kupës së Botës
Lexo po ashtu Presidenti i federatës spanjolle të futbollit refuzoi të japë dorëheqje pas skandalit në finalen e Kupës së Botës

“Kjo që po ndodh është me të vërtetë e turpshme. Nga përfaqësimi i vendit tonë me atë nivel vulgariteti, keqinterpretimi i deklaratave të viktimës dhe, mbi të, të kesh guximin për ta fajësuar atë, duke e viktimizuar atë për kryerjen e një abuzimi, janë fakte që askush nuk do t’i bënte”.

“Si mund të kalojë pa u ndëshkuar kjo? Futbolli është një mjet social për të bërë avancime dhe përparime, nuk duhet të ketë vend brenda këtij sistemi. Narcisti nuk beson kurrë se ka bërë një gabim, ai është i aftë të gënjejë, të manipulojë të vërtetën dhe të bëjë viktimën fajtor për të ruajtur pushtetin e tij mbi të tjerët”, kam shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Premier League
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

La Liga
Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
Kalo në kategori