LAJMI I FUNDIT:

Edhe dy vite pas kërkesës, Gjykata e Tiranës nuk po e divorcon Alma Bektashin – reagon këngëtarja

Edhe dy vite pas kërkesës, Gjykata e Tiranës nuk po e divorcon Alma Bektashin – reagon këngëtarja

Këngëtarja shumë e dashur për ne, Alma Bektashi , që i dha fund martesës verën e 2021, është ndarë vetëm për publikun, por jo me letra.

Gjykatat në Shqipëri nuk po e divorcojnë. Mes Kosovës dhe Tiranës, artistja ka ngecur në një proces civil që shtyhet prej dy vitesh. Seanca e radhës ju njoftua se do të mbahet në dhjetor.


“Nuk e kuptoj akoma. Imagjino për mua që kam mbi 30 vite karrierë artistike skenike dhe mbi 20 vite karrierë pedagogjike në Universitetin e Prishtinës më ndodh kjo gjë. Imagjino ato femra që janë në shtëpi mund të jenë në shtëpi, që ndoshta nuk e kanë as anën ekonomike, nuk e kanë përkrahjen e familjes dhe ballafaqohen me këtë gjë që po përballem unë këto dy vite. Unë nuk e kuptoj, nuk e di çfarë procedure duhet ndjekur, kur ti kërkon që të divorcohesh sepse nuk do që t’i kalosh më ato probleme psikologjike, emocionale dhe vështirësitë financiare që mua më duhet brenda këtyre dy viteve, nuk e di as sa kam shpenzuar për këtë gjyq”.

Alma Bektashi (Foto: TCH)

Argumenti i gjykatës kësaj radhe ishte mos gjetja e një psikologu për fëmijët, që duhet të pyeten.

“Unë kam dëgjuar dhe kam parë që një divorc ndodh në pesë javë deri në gjashtë muaj. Nuk ma merrte mendja kurrë që mund të shkojë dy vite. Në 4 dhjetor bëjmë një vit që ne nuk po gjejmë dot psikologe për djalin. Më e bukura është se kur të bëhet seanca e radhës, djali im do të jetë 17 vjeç dhe është 1 metër e 80 centimetër. Çfarë mund t’i thotë psikologia, ‘shpirt i vogël, ti do me mamin apo me babin’, se kjo është jashtë logjike”.

Për shkak të stokut të konsiderueshëm të çështjeve që presin, e nga tjetër për shkak të mungesës së gjyqtarëve, kohëzgjatja e gjykimit të dosjeve të divorceve, ka tejkaluar çdo afat të arsyeshëm. Për këtë arsye, në gjykata të ndryshme po vërehen padi të qytetarëve, të cilët deklarojnë se është shkelur afati i arsyeshëm i gjykimit.

“Nuk kam kurrfarë informacioni, as nuk e di si shkojnë gjykatat. Është hera e parë që ballafaqohem në gjykatë, nuk ma kishte marrë mendja ndonjëherë”, ka thënë Bektashi. /TCH/

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Magazina
U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

Magazina
Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Magazina

"Për dashurinë e jetës sime" - mesazhi prekës i Ronaldos në fustanin që veshi Georgina Rodriguez

Magazina
Kalo në kategori