“Grammy Awards” kanë shtuar edhe tri kategori të reja për ceremoninë e vitit 2024.
Akademia e ndarjes së çmimeve të 66-ta vjetore “Grammy” do të përfshijnë kategori shtesë: Performanca më e mirë e muzikës afrikane, albumi më i mirë alternativ i xhazit dhe kënga më i mirë dance-pop që do të thotë se çmimet e vitit 2024 do të përshijnë 102 kategori të mëdha.
Ceremonia e vitit 2023 kishte 91 kategori, pa përfshirë tetë kategori çmimesh speciale – Grammy Global Impact Award, Lifetime Achievement Award, Trustees Award, Technical Grammy Award, Grammy Legend Award, Grammy Hall of Fame Award, The MusiCares Person of the Year Award, and Best Song for Social Change, producenti i vitit, kategoritë jo-klasike dhe kompozitori i vitit, kategoritë jo klasike do të zhvendosen gjithashtu në fushën e përgjithshme – që do të thotë se të gjithë votuesit e “Grammy”-t do të lejohen të votojnë në kategoritë – të cilat më parë ishin kategori të specializuara të cilat vetëm anëtarë që punonin në ato fusha mund të votonin.
Në një deklaratë, CEO Harvey Mason Jr.,tha: “Akademia është krenare të njoftojë këto ndryshime të fundit të kategorisë në procesin tonë të çmimeve”.
“Këto ndryshime pasqyrojnë angazhimin tonë për të dëgjuar në mënyrë aktive dhe për t’iu përgjigjur reagimeve nga komuniteti ynë muzikor, për të përfaqësuar me saktësi një gamë të larmishme të zhanreve përkatëse muzikore dhe për të qëndruar në linjë me peizazhin muzikor gjithnjë në zhvillim”, tha ai.
“Duke prezantuar këto tre kategori të reja, ne jemi në gjendje të njohim dhe vlerësojmë një gamë më të gjerë artistësh – dhe zhvendosja e producentëve të vitit dhe kategorive të kantautorit të vitit në fushën e përgjithshme siguron që të gjithë votuesit tanë të mund të marrin pjesë në njohjen e përsosmërisë në këto fusha. Ne jemi të emocionuar të nderojmë dhe festojmë krijuesit dhe projektet në këto kategori, duke ekspozuar gjithashtu një gamë më të gjerë muzikore për fansat në mbarë botën”, shtoi ai, shkruan DailyMail.
Akademia lëshoi gjithashtu deklarata që përshkruanin kategoritë e reja, me ‘performancën më të mirë afrikane’ të detajuar si: “Një kategori këngësh që njeh regjistrime që përdorin shprehje unike lokale nga i gjithë kontinenti afrikan”.
Kënga më i mirë i ‘dance-pop’ përshkruhet si: “Njeh këngët dhe singles që përmbajnë muzikë me tempo të lartë dhe kërcimi që ndjek një aranzhim pop. Këngët e pranueshme të përmbajnë gjithashtu rrahje të forta ritmike, instrumente domethënëse të bazuara në elektronikë me një theks në performancën vokale dhe melodinë”.
Kategoria albumi më i mirë alternativ i xhazit është i detajuar si: “Njeh përsosmërinë artistike në albumet e xhazit alternativ nga individë, dyshe, grupe me ose pa vokal”.
Ndryshimet u votuan dhe kaluan në mbledhjen gjashtëmujore të Bordit të Administratorëve të Akademisë së Regjistrimit, mbajtur muajin e kaluar.
Beyonce theu rekordin e të gjitha kohërave për më shumë fitore ndonjëherë me gjithsej 32 në ndarjen e 65-të të çmimeve Grammy.
Pavarësisht një nate triumfuese, artistja nuk ishte në gjendje të siguronte një fitore në kategorinë e pakapshme “Albumi i Vitit”, pasi humbi edhe një herë në çmimin më të madh të natës ndaj Harry Styles.
Ai fitoi çmimin për albumin e tij të tretë solo “Harry’s House” në ngjarjen e mbushur me yje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa
Melinda Ademi e pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur
U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA
Iu publikuan mesazhet me Romeon, Erjola Doçi zbulon se si është e vërteta
Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare