Rita Ora dukej e pabesueshme me një fustan të zi të kompletuar me një bisht të madh dramatik teksa mbërriti në ngjarjen më të madhe të vitit në industrinë e modës, Met Gala 2023, në Muzeun Metropolitan në New York City të hënën në mbrëmje.
Këngëtarja shqiptaro-britanike, 32 vjeçe, ishte e veshur me një fustan të zi të tejdukshëm, i cili theksonte çdo centimetër të figurës së saj mahnitëse trupore, shkruan DailyMail.
Rita, e cila njihet për pamjen e saj të guximshme, bëri që vëmendja e gjithë të pranishmëve të kthehet nga ajo me fustanin e punuar nga Prabal Gurung.
Fustani e saj kishte një dantellë me lule dhe byrynxhyk të vendosur në mënyrë perfekte, ndërsa bishti i tij rridhte me sa duket për kilometra pas Ritës dhe poshtë shkallëve ikonike të Muzeut Metropolitan.
Rita e kompletoi pamjen me bizhuteri të markës “Buccellati” me vlerë 90 mijë dollarë (81 mijë euro), duke përfshirë një manshetë ari, byzylyk me perla dhe vathë kokteji – së bashku me zgjatime të gjata diamanti që vareshin nga thonjtë e saj të zbukuruar në mënyrë perfekte.
Bizhuteritë magjepsëse dukej se i pikonin nga gishtat teksa ajo mahniti me dukjen e saj elegante.
Ajo i vuri në pah tiparet e saj me makijazhin e lehtë në ngjyrën karamel, ndërsa i kishte lënë flokët e saj në kaçurrela të lirshme.
Asaj iu bashkua bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, 47 vjeç, i cili dukej elegant i veshur me një xhaketë sportive të gjatë, të cilën e kishte veshur pa këmishë dhe të kombinuar me pantallona të bardha.
Ai i shtoi një stil shtesë ansamblit me perlat si dhe një korsazh të zi me lule.
Nata më e madhe e modës u mbajt si çdo vit tjetër në të hënën e parë të majit me yje të shumtë që shkëlqyen me dukjen e tyre interesante. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLuiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e "Golden Eagle” - imazhi i tij tashmë në kanaçen e çdo pije energjike
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother
“As me limuzinë e pushime luksoze, por me autobusë” - Sellma tregon se përse nuk i lejon fëmijët e saj të përjetojnë luksin e tepruar
Zbulohet pasuria e artistes shqiptare, Dua Lipa
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë
Mes thashethemeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron