LAJMI I FUNDIT:

Fillon operimi i Bursës Shqiptare të Energjisë, Rizvanolli: Bashkë jemi më të fortë

Fillon operimi i Bursës Shqiptare të Energjisë, Rizvanolli: Bashkë jemi më të fortë

Sot, në Tiranë, është shënuar hapja e Tregut të Ditës në Avancë të Bursës Shqiptare të Energjisë, ALPEX, ku e pranishme ishte ministrja e Ekonomisë e Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli, zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, si dhe përfaqësues tjerë të Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë.   

Në fjalën e saj, ministrja Rizvanolli shprehu kënaqësinë që po merr pjesë në një moment kaq të veçantë për sektorët e energjisë, teksa theksoi se tregu i përbashkët siguron mundësi të reja biznesi dhe më shumë tregti ndërkufitare, duke arritur përfitime në efikasitet dhe standarde më të larta të shërbimit.


“Gjatë krizës energjetike që kishte përfshi Evropën dhe vendet tona, falë bashkëpunimit të shkëlqyer në mes të KEK-ut dhe KESH-it, kemi mbrojtur vendet tona nga importet e shtrenjta të energjisë, duke u kursyer rreth 50 milionë euro qytetarëve të Kosovës, e vlerë e ngjashme u është kursyer edhe qytetarëve të Shqipërisë”, tha ministrja Rizvanolli, njofton rtk.

Tutje, ajo shtoi se ALPEX ka mbështetjen e plotë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të krijojë kushte për një treg konkurrues të energjisë elektrike, të krijojë kushte për një treg të orientuar drejt importit dhe eksportit, ku do të përfitojnë konsumatorët dhe sektorët e energjisë elektrike; të ofrojë fleksibilitet për integrim në tregjet rajonale dhe atij evropian të energjisë elektrike; të hartojë rregulla transparente dhe të përshtatshme për pjesëmarrësit e tregut, operatorët e rrjetit të transmetimit dhe të shpërndarjes.

“Bashkë jemi më të fortë, bashkë Shqipëri e Kosovë, bashkë edhe me aleatët tonë e me fqinjët tonë, me të cilët ndajmë vlerat e qëllimet!” ka theksuar Rizvanolli.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet Brainhero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet Brainhero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai

"Holiday In Resort 2", Shëngjin - Investimi më i zgjuar që do të bëni

Edil Project
Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Ekonomi
“Dukagjini” dhe “Pearson” mbajtën trajnim për mësimdhënësit e gjuhës angleze, pjesëmarrja masive dëshmoi përkushtim për mësim cilësor

“Dukagjini” dhe “Pearson” mbajtën trajnim për mësimdhënësit e gjuhës angleze, pjesëmarrja masive dëshmoi përkushtim për mësim cilësor

Dukagjini Publishing House
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Kalo në kategori