LAJMI I FUNDIT:

“Dukagjini” dhe “Pearson” mbajtën trajnim për mësimdhënësit e gjuhës angleze, pjesëmarrja masive dëshmoi përkushtim për mësim cilësor

“Dukagjini” dhe “Pearson” mbajtën trajnim për mësimdhënësit e gjuhës angleze, pjesëmarrja masive dëshmoi përkushtim për mësim cilësor

Shtëpia botuese “Dukagjini” këtë fundjavë ishte nikoqire e prurjes më inovative në shkollat e Republikës së Kosovës, asaj të teksteve shkollore të gjuhës angleze të shtëpisë botuese britanike “Pearson Education” – më e njohura në mbarë botën.  

“Dukagjini” solli për herë të parë në Kosovë edicionet e reja të serisë së librave “Wider World”, bashkëpunim i “Pearson” dhe BBC, për të zhvilluar një program gjithëpërfshirës të mësimit të gjuhës angleze për nxënës të niveleve të ndryshme.  

Në kuadër të kësaj risie, shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me “Pearson Education”, mbajtën trajnimin njëditor të titulluar “Breathing New Life Into Our Lessons”. Trajnimi u mbajt këtë të shtunë në Pejë, në hotel “Dukagjini”, dhe të dielën në Prishtinë, në “Swiss Diamond Hotel”.  

Me një pjesëmarrje masive të mësimdhënësve nga të gjitha qytetet e Kosovës, në këtë trajnim, ata përjetuan një përvojë të re në karrierën e tyre, si dhe gjetën frymëzim të ri për të punuar me materiale që tashmë janë të njohura për ta, si “Yazoo”, “Today” dhe materialet “Wider World” për klasat 7, 8, 9 dhe “Focus” për klasat 10, 11, 12, të cilat do të përdoren për herë të parë. 

Nën udhëheqjen e Jeanne Perrett, trajnere me përvojë dyzetvjeçare në sektorin e mësimdhënies së gjuhës, botuese dhe shkrimtare, si dhe autore dhe bashkautore e shumë serive të njohura parashkollore dhe fillore, duke përfshirë: “Yazoo”, “Fly High”, “Now I Know”, “Rise and Shine”, “English Code” dhe “My Disney Stars and Friends”, trajnimi “Breathing New Life Into Our Lessons” ishte më shumë se një aktivitet profesional; ishte një ftesë për të shkelur në një botë të re të praktikave mësimore. Me pasion dhe vizion, mësimdhënësit u njoftuan me metodat e reja dhe inovative që do të sjellin frymë të re në klasat e tyre. 

Pjesëmarrësit e trajnimit nuk u kthyen vetëm me njohuri të reja, por edhe me një vizion të ri për mësimin e gjuhës angleze në Kosovë. Ata u pajtuan me një zell të ri dhe një energji të pashtershme për të transformuar klasat e tyre në hapësira tërheqëse të mësimit. Në këtë fushatë për transformim, ata nuk janë vetëm mësimdhënës, por pionerë të një lëvizjeje që po i jep formë arsimit të ardhshëm në Kosovë. 

Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit/et janë certifikuar dhe janë furnizuar me materiale të ndryshme edukative që do t’u shërbejnë gjatë punës së tyre. Po ashtu, në mënyrë ekskluzive, iu është ofruar mundësia për marrjen e kodit për platformën digjitale të edicioneve të reja të serisë së librave “Wider World”, si dhe që të kenë çasje digjitale në materiale shtesë për të gjitha tekstet “Pearson” (“My little Island”, “Yazoo” dhe “Today”). 

“Ky trajnim ishte tejet i nevojshëm për ne, sidomos për mua si një mësimdhënëse e re me dy vjet përvojë pune, pasi këtu mësuam metoda të reja të praktikimit të mësimit. Gjithashtu, u njohëm edhe me librat e rinj “Wider World”, të cilët na u dukën shumë të mirë dhe praktikë dhe mezi po presim t’i ndajmë edhe më nxënësit. Organizimi ishte fantastik dhe urojmë të përjetojmë edhe trajnime të tjera të ngjashme”, – tha Edona Popova-Mustafa, mësimdhënëse në shkollën “Liria” në Vushtrri.  

Ndërsa, një tjetër mësimdhënëse e pranishme tha se kjo ishte hera e dytë që ndiqte një trajnim të tillë të organizuar nga “Dukagjini” dhe “Pearson” dhe paraprakisht kishin pritshmëri se çfarë mund të shihnin, por që kësaj radhe ky trajnim kishte kaluar çdo pritshmëri të tyre.  

“Ky trajnim ka kaluar çdo pritshmëri. Kësaj radhe kishte diversitet të lartë të librave dhe gjithashtu trajnimi ishte i fokusuar në aktivitetet që mund t’i zhvillojmë në kuadër të kapitujve që gjenden nëpër libra dhe asaj se sa duhet të inkuadrohemi me programin e “Pearson” me libra e jo vetëm të zhvillojmë mësimin në mënyrë tradicionale. Për mua ky trajnim ishte shumë informativ dhe i dobishëm”, – u shpreh Errona Binxhija, mësimdhënëse nga Prishtina.  

Kujtojmë që përdorimi i teksteve për gjuhën angleze në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës është i aprovuar nga MAShTI. 

 

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub Kosovo
Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security

Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security

Prishtina Ticket
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Një platformë për të gjithë - Telegrafi Jobs

Një platformë për të gjithë - Telegrafi Jobs

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori