LAJMI I FUNDIT:

Gjendet i vdekur 30-vjeçari që ishte shpallur i zhdukur në Ferizaj, dyshohet për vetëvrasje

Gjendet i vdekur 30-vjeçari që ishte shpallur i zhdukur në Ferizaj, dyshohet për vetëvrasje

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur për një rast në fshatin Rahovicë të Ferizajt, ku personi i shpallur i zhdukur para disa dite është gjetur i vdekur dhe dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në orët e mëngjesit.


“Policia rajonale e Ferizajt sot rreth orës 07:30 ka pranuar një informacion se në pyllin e fshatit Sojevë të Ferizajt, dyshohet se një person është pa shenja jete. Policët e rendit e më pas hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para, ekzaminimit të vendit të ngjarjes viktima L.M (M/K) i moshës 30 vjeçar nga fshati Rahovicë e Ferizajt dyshohet se kishte kryer vetëvrasje, vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga mjekët kujdestar të spitalit rajonal të Ferizajt”, thuhet në raport.

Zhduket një 30 vjeçar nga Ferizaj, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur
Lexo po ashtu Zhduket një 30 vjeçar nga Ferizaj, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj trupi i pajetë i është liruar familjarëve.

Për të njëjtin person Policia rajonale e Ferizajt nën autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kishte lëshuar kërkesën për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin dhe vendndodhjen e personit të zhdukur Leonard Mahmuti, i cili me datën 28.02.2023 në mesnatë kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej për vendndodhjen e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin

Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin

Siguri
“Mbetjet e Banjskës”- Çfarë dihet për armatimin e fundit të konfiskuar në veri?

“Mbetjet e Banjskës”- Çfarë dihet për armatimin e fundit të konfiskuar në veri?

Siguri
Specialja për dëshmitarin e 67-të: U ndalua e keqtrajtua nga UÇK-ja, e kanë akuzuar si mbështetës të LDK-së e tradhtar

Specialja për dëshmitarin e 67-të: U ndalua e keqtrajtua nga UÇK-ja, e kanë akuzuar si mbështetës të LDK-së e tradhtar

Drejtësi
Analistë e politikanë në Beograd tregojnë se pse Vuçiq u mundua të heshtë për Banjskën në Këshillin e Sigurimit

Analistë e politikanë në Beograd tregojnë se pse Vuçiq u mundua të heshtë për Banjskën në Këshillin e Sigurimit

Lajme
Afrim Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës

Afrim Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës

Politikë
Hoxhaj: Votimi i shteteve në OKB për Srebrenicën alarm për Kosovën

Hoxhaj: Votimi i shteteve në OKB për Srebrenicën alarm për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori