LAJMI I FUNDIT:

Zhduket një 30 vjeçar nga Ferizaj, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Zhduket një 30 vjeçar nga Ferizaj, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e personit të zhdukur Leonard Shefki Mahmuti, i cili nga 28 shkurti ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Në njoftimin e Policisë thuhet se në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për publikimin e fotografive të personave në kërkim/personave të zhdukur, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin dhe vendndodhjen e personit të zhdukur.


“Personi i zhdukur është: Leonard (Shefki) Mahmuti, i lindur më datë 07.09.1993 me vendbanim në fshatin Rahovicë të Ferizajt. Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi për vendndodhjen e tij, të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250, 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/