LAJMI I FUNDIT:

Luizi ‘detyrohet’ të puthet me Oltën vetëm pak pas befasisë së madhe për Kiarën

Luizi ‘detyrohet’ të puthet me Oltën vetëm pak pas befasisë së madhe për Kiarën

Vëllai i Madh i ka detyruar banorët që të realizojnë një lojë puthjesh.

Ata duhej të ndaheshin në çifte dhe të hanin një pastë deri në fund të saj me buzë, aq sa të realizohej puthja.


Përzgjedhja e çifteve u bë në bazë të një short, ku për ironi të fatit njëri çift rezultoi të jetë dyshja armiqësore Luiz dhe Olta.

Përkundër faktit që gjatë mbrëmjes realizuan një debat të ashpër, ata vendosën që ta çojnë misionin e tyre deri në fund.

Dashuri në qiellin e shtatë - Luizi ia interpreton Kiarës këngën që ia dedikoi asaj për Shën Valentin
Lexo po ashtu Dashuri në qiellin e shtatë - Luizi ia interpreton Kiarës këngën që ia dedikoi asaj për Shën Valentin

Kështu, Luizi dhe Olta e hëngrën pastën deri sa buzët e tyre u përputhën dhe kjo gjë shkaktoi mjaft të qeshura.

Si për ironi, këngëtari Ejlli u detyrua që të puthte rivalen e tij, vetëm pak minuta pasi i bëri një befasi të madhe dashurie Kiarës. /Telegrafi/