LAJMI I FUNDIT:

Rashica i lumtur që është pjesë e Galatasarayt, mezi pret t’i takojë tifozët

Rashica i lumtur që është pjesë e Galatasarayt, mezi pret t’i takojë tifozët

Milot Rashica ka kompletuar huazimin te gjiganti turk Galatasaray nga skuadra angleze Norwich City.

Sulmuesi i Kosovës nuk po gjente hapësira te Norwich kohëve të fundit dhe vendosi të largohet duke provuar një eksperiencë të re në futbollin turk.


Galatasaray ka prezantuar mbrëmë Rashicën, derisa pritjet nga tifozët turq për kosovarin janë vërtetë të mëdha dhe kjo shihej qartë në komentet e tyre në rrjetet sociale.

Gjatë qëndrimit një vjeçar në Stamboll, Rashica do të fitojë një pagë prej 1,5 milionë eurove neto në sezon dhe këtë e ka bërë publike vet klubi i Galatas.

Ndërkohë vushtrriasi është shprehur shumë i lumtur që do ta vesh fanellën e Galatas dhe mezi pret të takohet me tifozët të cilët i dhanë dashuri të madhe ende pa arritur në Stamboll.

“Jam i lumtur të jem në një klub të madh si Galatasaray. Është nder të veshësh këtë fanellë. Mezi pres që të jem në fushën e lojës”, deklaroi Rashica për faqen zyrtare të klubit.

Reprezentuesi i Kosovës ka thënë se mezi pret t’i takoj tifozët në stadium.

“Shpresoj të kem një edicion të mirë. Para se të vija këtu kam ndier dashurinë dhe përkrahjen e tifozëve. Mezi po pres që t’i takoj ata në stadium”, tha Rashica. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Lutja e fshehtë” që presidenti Macron i bëri Mbappes për të qëndruar në Francë

“Lutja e fshehtë” që presidenti Macron i bëri Mbappes për të qëndruar në Francë

Ligue 1
“Ai e bëri diferencën”, Guardiola cilëson yllin e Man Utd si njërin prej pesë më të mirëve në botë

“Ai e bëri diferencën”, Guardiola cilëson yllin e Man Utd si njërin prej pesë më të mirëve në botë

Premier League
Deco nuk heq dorë nga transferimi i yllit të Liverpoolit – e cilëson si “blerja e ëndrrave”

Deco nuk heq dorë nga transferimi i yllit të Liverpoolit – e cilëson si “blerja e ëndrrave”

La Liga
Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

La Liga
Pas largimit nga Barcelona, Xavi mund të nis një aventurë të re tek gjiganti anglez

Pas largimit nga Barcelona, Xavi mund të nis një aventurë të re tek gjiganti anglez

Premier League
Arrihet marrëveshje, Bayerni gjen trajnerin e ri që do ta zëvendësojë Tuchelin

Arrihet marrëveshje, Bayerni gjen trajnerin e ri që do ta zëvendësojë Tuchelin

Bundesliga
Kalo në kategori