LAJMI I FUNDIT:

Khloe Kardashian thuhet se ka nisur një romancë të re pas ndarjes nga Tristan Thompson

Khloe Kardashian thuhet se ka nisur një romancë të re pas ndarjes nga Tristan Thompson

Khloe Kardashian thuhet se ka një mashkull të ri në jetën e saj.

Një burim i afërt me ylli i “Kardashians” thotë se aktualisht ajo është duke u takuar me një investitor të kapitalit privat të cilin e takoi përmes motrës së saj më të madhe, Kim Kardashian.

Sipas të njëjtit burim thuhet se Khloe, 37 vjeç, dhe burri misterioz u prezantuan në një darkë disa javë më parë dhe se të dy vazhduan njohjen.

Foto: Shutterstock

Marrëdhënia është në “fazat e hershme” dhe Khloe “po ndihet vërtet mirë”, sipas People, i cili dha lajmin të hënën (20 qershor).

Për më tepër, Khloe dhe ish-të dashurit Tristan Thompson, 31 vjeç, nuk flasin më me njëri-tjetrin përveç nëse bëhet fjalë për vajzën e tyre, True Thompson 4-vjeçare.

Foto: Getty Images

Gjatë fundjavës, themeluesja “Good American” mbylli thashethemet se ajo po takohej me një tjetër basketbollist të NBA.

Të premten, Kardashian mohoi një thashetheme në internet se ajo ishte në lidhje me një “një lojtar tjetër NBA”, duke shkruar në një koment në Instagram:”definitivisht nuk është e vërtetë!!!”.

Foto: Getty Images

“Unë nuk po takohem me askënd. Jam e lumtur duke u fokusuar tek vajza ime dhe tek vetja për një kohë”, shtoi ajo.

Khloe Kardashian mohon thashethemet se po takohet me një lojtar tjetër të NBA pas tradhtisë së Tristan Thompson
Lexo po ashtu Khloe Kardashian mohon thashethemet se po takohet me një lojtar tjetër të NBA pas tradhtisë së Tristan Thompson

Marrëdhënia e saj e fundit e madhe me Thompson, me të cilin filloi të takohej në vitin 2016, ishte shumë publike dhe shumë e komentuar.

Pavarësisht skandaleve të shumta të tradhtisë, ish-ylli i “Keeping Up With the Kardashians” nuk u nda nga ai derisa një test i atësisë vërtetoi se atleti ishte babai i djalit tashmë 6 muajsh të modeles në Instagram, Maralee Nichols. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Massimiliano Varrese jep intervistën e parë në Shqipëri, flet për Heidin dhe pyetet për lidhjen e saj të re në BBVA

Massimiliano Varrese jep intervistën e parë në Shqipëri, flet për Heidin dhe pyetet për lidhjen e saj të re në BBVA

Magazina
Arbana Osmani e ndoqi nga tribunat ndeshjen e Italisë me Shqipërinë, teksa me flamur bëri tifo për Kombëtaren Shqiptare

Arbana Osmani e ndoqi nga tribunat ndeshjen e Italisë me Shqipërinë, teksa me flamur bëri tifo për Kombëtaren Shqiptare

Magazina

"Jam goca më me fat në botë" - Heidi Baci ndan fotografi të mrekullueshme krah Romeos

Magazina
Edhe Bebe Rexha shpreh mbështetje për Kombëtaren Shqiptare, publikon videon e kuqezinjve duke u thyer pastat italianëve para ndeshjes

Edhe Bebe Rexha shpreh mbështetje për Kombëtaren Shqiptare, publikon videon e kuqezinjve duke u thyer pastat italianëve para ndeshjes

Magazina
Xhuli hipën mbi veturë dhe valvit flamurin kombëtar në mesin e mijëra tifozëve shqiptarë në Dortmund

Xhuli hipën mbi veturë dhe valvit flamurin kombëtar në mesin e mijëra tifozëve shqiptarë në Dortmund

Magazina
Megjithëse Kroacia nuk pati fat, Ivana Knoll ishte aty për t'iu dhënë zemër kroatëve në ndeshjen kundër Spanjës

Megjithëse Kroacia nuk pati fat, Ivana Knoll ishte aty për t'iu dhënë zemër kroatëve në ndeshjen kundër Spanjës

Magazina
Kalo në kategori