LAJMI I FUNDIT:

Fustani ikonik i Marilyn Monroe thuhet se është dëmtuar nga Kim Kardashian pasi e veshi atë në Met Gala

Fustani ikonik i Marilyn Monroe thuhet se është dëmtuar nga Kim Kardashian pasi e veshi atë në Met Gala

Kim Kardashian ishte në qendër të vëmendjen në Met Gala 2022 kur ajo u ngjit në shkallët e muzeut e veshur me fustanin ikonik të Marilyn Monroe.

Ylli i “Kardashians”, 41 vjeç, dukshëm humbi shtatë kilogramë përpara ngjarjes për t’u përshtatur me fustanin historik dhe madje e ndërroi në një kopje të tij sapo arriti në hyrje të festës, pasi nuk ishte në gjendje të lëvizte lirshëm në origjinale.


“Unë kam jashtëzakonisht respekt për veshjen dhe çfarë do të thotë për historinë amerikane”, tha ajo për Vogue përpara festës.

Foto: Getty Images

“Unë kurrë nuk do të doja të ulem në të ose të haja në të ose të kisha ndonjë rrezik për ndonjë dëmtim të saj dhe nuk kam bërë atë lloj grimi trupi që bëj zakonisht”, kishte deklaruar ajo.

Megjithatë, duket se vetëm pozimi për foto në tapetin e kuq me Pete Davidson mund të ketë shkaktuar dëme në “fustanin më të shtrenjtë në botë”.

Të hënën (13 qershor), “Pop Culture” postoi foto krah për krah të fustanit, që dyshohet se para dhe pasi Kardashian e kishte veshur atë në Met Gala, shkruan PageSix.

Foto: Getty Images

Një nga fotot tregon shenja të pëlhurës së shtrirë dhe kristaleve që mungojnë, veçanërisht rreth pjesës së pasme të mbylljes së fustanit.

“Kim nuk duhet ta kishte veshur kurrë atë fustan fillimisht. Dua të them se po, është mirë të bësh nderime për Marilyn, por ajo mund të kishte bërë dhe riprodhuar një fustan të ri. Ky ishte një artefakt i përjetshëm dhe ikonik që është shkatërruar”, shkroi një person në Twitter si përgjigje.

Foto: AFP

Ndërsa disa ekspertë ishin “të zhgënjyer” kur panë Kardashian me fustanin “jashtëzakonisht të brishtë” të Monroe.

Në një deklaratë, nga muzeu “Ripley Believe It or Not” thanë se ishin marrë masa për të parandaluar ndonjë dëmtim të mundshëm.

“Ky nuk ishte një vendim i lehtë për Ripley, megjithatë, Kim Kardashian ka vazhduar të tregojë respektin maksimal për këtë mundësi dhe veshje historike”, tha Ripley në një deklaratë pas gala.

Kim Kardashian nuk mundi të mbyllte fustanin e Marilyn Monroe në Met Gala dhe u detyrua ta linte të hapur në të pasmet e saj
Lexo po ashtu Kim Kardashian nuk mundi të mbyllte fustanin e Marilyn Monroe në Met Gala dhe u detyrua ta linte të hapur në të pasmet e saj

“Nga hulumtimi i gjerë deri tek ndjekja e udhëzimeve të tilla si mos grimimi i trupit, veshja vetëm e fustanit për paraqitjen e shkurtër në tapetin e kuq dhe duke mos bërë absolutisht asnjë ndryshim, ajo është treguar e kujdesshme”, thanë ata.

Në atë kohë, muzeu gjithashtu vuri në dukje se “asnjë dëmtim” nuk kishte ndodhur në veshje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Magazina
Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori