LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë nëna e Alec Baldwin

Ndërron jetë nëna e Alec Baldwin

Alec Baldwin njoftoi se nëna e tij 92-vjeçare vdiq të enjten në një nekrologji të përzemërt që ai postoi në Instagram.

Carol Baldwin, nëna e aktorit 64-vjeçar dhe pesë vëllezërve e motrave të tij, vdiq në Syracuse, New York – i njëjti qytet ku ajo lindi dhe u rrit, shkoi në kolegj dhe takoi burrin e saj.


Alec Baldwin postoi foto krah për krah të nënës së tij si adoleshent dhe një tjetër të realizuar më vonë.

Ai vuri në dukje përkushtimin e nënës së tij për mbështetjen ndaj kancerit të gjirit.

“Nëna ime më mësoi për aktet e dyta. Dhe të tretat gjithashtu”, tha ai duke iu referuar betejës së saj personale me kancerin e gjirit. “Ajo i kaloi 25 vitet e fundit të jetës së saj si një luftëtare dhe kampione për kauzën të cilës i kushtoi kaq shumë energji”.

Reagimi i Alec Baldwin kur e kupton se e ka vrarë kinematografen Halyna Hutchins
Lexo po ashtu Reagimi i Alec Baldwin kur e kupton se e ka vrarë kinematografen Halyna Hutchins

Baldwin – që gjithashtu ka 25 nipër e mbesa dhe 14 stërnipër – lindi në Amerikë më 15 dhjetor 1929.

Alec me të ëmën (Foto: Getty Images)

Ajo u takua me bashkëshortin e saj, Alexander Baldwin Jr., nga Brooklyn, ndërsa të dy ishin studentë në Universitetin e Sirakuzës. Ata u martuan dhe patën gjashtë fëmijë, të cilët i rritën në Long Island deri në vdekjen e Alexander Baldwin, në moshën 55-vjeçare, në 1983.

Carol më pas i rriti fëmijët si nënë beqare, duke marrë një punë në kërkimin e marketingut në një qendër tregtare lokale.

Carol Baldwin (Foto: Wire Image)

Në vitin 1991, nëna e gjashtë fëmijëve u diagnostikua me kancer gjiri. Ajo mundi kancerin dhe më vonë ndihmoi në hapjen e një Fondi në Universitetin Stony Brook me mbështetjen e presidentit të universitetit në atë kohë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare duke bërë fli

Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare duke bërë fli

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Kalo në kategori