LAJMI I FUNDIT:

MC Kresha dhe Lyrical Son tregojnë një rast kur shoqëria dhe sigurimi në koncert ndërhynë për t’i ‘ndarë’, ngase menduan se po ziheshin

MC Kresha dhe Lyrical Son tregojnë një rast kur shoqëria dhe sigurimi në koncert ndërhynë për t’i ‘ndarë’, ngase menduan se po ziheshin
MC Kresha dhe Lyricaol Son në "Më lër të flas" (Foto: Top Channel)

Dy reperët e njohur të label-it PINT, MC Kresha dhe Lyrical Son kanë rrëfyer së fundmi një histori shumë interesante në emisionin “Më lër të flas”.

Ata u pyetën nga vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj se nëse ishin zënë ndonjëherë me njëri-tjetrin.


Dy reperët nga Kosova thanë se zënkat e tyre kanë qenë gjithmonë të pakta ngase e konsiderojnë njëri-tjetrin si vëllezër, por që edhe në momentet kur kanë gabuar, kanë ditur të kërkojnë falje.

MC Kresha dhe Lyricaol Son në “Më lër të flas” (Foto: Top Channel)

Ata gjithashtu kujtuan një moment shumë interesant kur gjatë një improvizimi të një zënke në koncert, shoqëria dhe sigurimi kishte ndërhyrë për t’i “ndarë”, me mendimin se po njëmend po ziheshin.

“Kemi qenë në një vend [në Gostivar], edhe kemi pasur një këngë, një këngë ‘Diskotekë Me Uzi” thirret kënga dhe është në albumin e PINT – ‘Për inati t’njoni tjetrit’ edhe dolëm për të kënduar edhe aty është në plan që unë e Kresha bëjmë kinse po zihemi, edhe ata shokët tonë na ndajnë sikur njëmend”, tha Lyrical Son.

Ndërkohë MC Kresha tregoi se edhe DJ-i i tyre e kishte lënë në gjysmë setin, duek shkuar t’i “ndante” ata.

“DJ e lë setin edhe fillon të na ndajë sigurimi mendoi se po ziheshim njëmend”, tha Kresha.

Mes të qeshurash, dy reperët mohuan që të jenë zënë prej vërteti, duke treguar se gjithçka ishte pjesë e një improvizimi, por që nuk u kuptua nga të tjerët përreth. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori