Regjisori i propozoi për herë të dytë superyllit të popit të shtunën, duke i dhuruar asaj një diamant të gjelbër 8.5 karatësh.
Dhe ndërsa çifti ka një histori me gurë të çmuar shumëngjyrësh, kjo unazë duket se është edhe më simbolik se e fundit.
“E gjelbërta është ngjyra ime e preferuar; është gjithashtu ngjyra ime me fat”, u tha fansave Lopez.
“Natyrisht, do të jetë ngjyra ime me fat përgjithmonë tani. Do të thotë shumë kur dikush mendon për ty, të do dhe të sheh. Dhe ishte momenti më i përsosur”.
“Unë gjithmonë them se ngjyra e gjelbër është ngjyra ime me fat”, shkruante ylli në një postim të mëparshëm. “Kam kuptuar se ka shumë momente në jetën time ku kanë ndodhur gjëra të mahnitshme kur kam veshur gjëra me ngjyrë të gjelbër”.
Në të vërtetë, fustani i saj Versace me stampime në xhungle nga Grammy 2000 mbetet një nga dukjet më ikonike në tapetin e kuq të të gjitha kohërave. Dhe në vitin 2003, Lopez mori pjesë në Oscars me Affleck me një fustan Valentino në ngjyrë nenexhik që do të përputhej në mënyrë të përkryer me unazën e saj të re.
“Nëse ky është me të vërtetë një diamant gjelbër, atëherë unë jam i habitur. Një diamant i gjelbër i asaj madhësie është tepër i rrallë dhe do të zbehte vlerën e unazës së tyre të mëparshme të fejesës. Unë do ta vlerësoja unazën mbi 4,5 milionë euro dhe mund të vlente më shumë se nëntë milionë euro”, tha CEO i Diamond Pro, Mike Fried për Page Six Style, pasi u publikua lajmi për fejesën e dytë të çiftit.
Në shkrimin e saj të fundit, Lopez zbuloi gjithashtu se ishte duke bërë një banjë me flluska kur “dashuria e saj e bukur”, Affleck, u ul në një gju.
“Më zuri krejtësisht në befasi dhe thjesht e pashë në sytë e tij duke buzëqeshur dhe duke qarë në të njëjtën kohë duke u përpjekur fort të kuptoja faktin se pas 20 vitesh kjo po ndodhte përsëri, unë mbeta pa fjalë dhe ai tha: A është kjo po?’ Unë thashë po sigurisht që është një po. Nuk ishte asgjë e zbukuruar, por ishte gjëja më romantike që mund të kisha imagjinuar ndonjëherë”, shkroi ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKim Kardashian u bën fëmijëve çdo vit të njëjtën dhuratë për ditëlindje
Java e katërt e shtatzënisë: Menstruacionet nuk vijnë dhe testi tregon një rezultat pozitiv
Java e parë e shtatzënisë: Është koha për planifikim dhe jetë të shëndetshme
Shpjegohet nga ekspertët: Qumështi i nënës mund të qëndrojë për disa orë para konsumimit
Kremi i ri për psoriazën
Kuroni sëmundjet e lëkurës te fëmijët
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi