LAJMI I FUNDIT:

Detaje rreth unazës së fejesës të Jennifer Lopez nga Ben Affleck

Detaje rreth unazës së fejesës të Jennifer Lopez nga Ben Affleck

Jennifer Lopez ka pranuar propozimin e saj të dytë nga aktori Ben Affleck, ajo postoi një video të premten mbrëma për të ndarë lajmin dhe për të ekspozuar unazën e saj të fundit të fejesës.

Unaza mahnitëse e Jennifer-it ka në qendër një diamantit të gjelbër natyral.


“Nëse ky është me të vërtetë një diamant i gjelbër, atëherë unë jam i habitur”, tha CEO i Diamond Pro, Mike Fried për Page Six Style. “Një diamant i gjelbër i asaj madhësie është tepër i rrallë dhe do të zbehte vlerën e unazës së tyre të mëparshme të fejesës. Unë do ta vlerësoja unazën mbi 4,5 milionë euro dhe mund të vlente më shumë se 9 milionë euro”.

Ngjyra e gjelbër ka një rëndësi të madhe edhe për këngëtaren e hitit “Let’s Get Loud”.

Jennifer Lopez fejohet për herë të dytë me Ben Affleck
Lexo po ashtu Jennifer Lopez fejohet për herë të dytë me Ben Affleck

“Unë gjithmonë them se ngjyra e gjelbër është ngjyra ime me fat. Ndoshta mund të mbani mend një fustan të caktuar të gjelbër. E kam kuptuar se ka shumë momente në jetën time ku gjëra të mahnitshme kanë ndodhur kur kam veshur ngjyrën e gjelbër”, tha Lopez në një nga deklaratat e saj të mëparshme..

Lopez ndezi thashethemet e fejesës javën e kaluar pasi u pa në fotot e reja të paparacëve me një unazë të madhe diamanti në dorën e saj të majtë, megjithëse pozat ishin larg dhe nuk kishin qartësi.

Jennifer Lopez sjell atmosferë verore e e veshur me një fustan me lule dhe taka
Lexo po ashtu Jennifer Lopez sjell atmosferë verore e e veshur me një fustan me lule dhe taka

Gjatë fejesës së tyre të parë në nëntor 2002, Affleck propozoi me një unazë diamanti rozë 6.1 karat nga Harry Winston, të cilën J. Lo e quajti në atë kohë, “gjëja më madhështore që kam parë ndonjëherë”.

Përpara se të ribashkohej me Affleck-un, ish-i i Lopez-it, Alex Rodriguez, i propozoi yllit me një unazë diamanti të përsosur 16 karatëshe. /Telegrafi/