LAJMI I FUNDIT:

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez duken me stil teksa shijojnë shëtitjet më djalin e aktorit në Santa Monica

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez duken me stil teksa shijojnë shëtitjet më djalin e aktorit në Santa Monica

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck dukeshin si dy prindër të dashur teksa dolën me djalin e aktorit në Santa Monica të enjten.

Ylli i popit, 52 vjeçe, dhe fituesi i çmimit “Oscar”, 49 vjeç, mbajtën duart me butësi teksa ecnin pranë Samuelit, 10 vjeç, të cilin Ben e ka me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, 49 vjeç.


Lopez dukej elegante si kurrë më parë, e veshur me një bluzë me lule me mëngë, xhinse blu të ngushta dhe një rrip elegant të gjelbër të errët nga marka “Gucci”, shkruan DailyMail.

Këngëtarja veterane e kombinoi ansamblin e saj në modë me taka të bardha me bluzë të hapur, si dhe një shumëllojshmëri bizhuterish ari, duke përfshirë një byzylyk të trashë dhe një gjerdan në formë zemre.

Interpretuesja e hitit “Ain’t Your Mama” i mbajti sytë e saj të mbrojtur nga dielli me një palë syze dielli me ngjyrë të gjelbër dhe i lidhi flokët e saj brune në stilin bisht.

Ndërkohë, aktori i “Gone Girl” dukej i shkëlqyeshëm me një këmishë ngjyrë të hirtë të veshur mbi një bluzë blu dhe një palë xhinse të zeza.

Ylli i lindur në Kaliforni dhe i rritur në Boston veshi një palë atlete të hirta dhe të bardha dhe ashtu si e dashura e tij, kishte një palë syze dielli në kokë.

Më vonë ai u pa teksa merrte pije dhe pica në Brentwood, ndërsa Jennifer e priste në veturën e tyre, Tesla Model S Plaid.

Kjo paraqitje e tyre vjen pasi çifti thuhet se po i afrohet më shumë se kurrë fejesës së tyre të dytë, pasi së fundmi shqyrtuan blerjen e një rezidence të mrekullueshme me 10 dhoma gjumi dhe 17 banja në Bel Air.

Një burim i afërt me çiftin – të cilët rindezën romancën e tyre në vitin 2021, pasi anuluan fejesën e tyre në vitin 2004 – tha se tani po flasin për mundësinë e martesës.

“Ben dhe Jennifer mezi presin të kalojnë pjesën tjetër të jetës së tyre së bashku dhe e dinë se ata ishin të destinuar të ishin së bashku”, tha një i brendshëm për ET. “Një fejesë është në bisedë në tryezë dhe ka qenë një bisedë e vazhdueshme”.

Ben dhe Jennifer janë ‘të përkushtuar për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme dhe të përjetshme’, vazhduan ata.

Burimi i brendshëm shpjegoi: “Ata flasin në mënyrë aktive për atë që nuk funksionoi në të kaluarën dhe i përdorin ato përvoja për të forcuar marrëdhëniet e tyre tani, për të ardhmen dhe për hir të tyre dhe familjeve të tyre”.

“Ben është fansi numër një i Jenniferit dhe ai e përkrah plotësisht atë dhe gjithmonë i thotë se sa e mrekullueshme është. Atij i pëlqen të flasë për projektet e saj të ndryshme”, vazhdoi burimi.

“Ajo është gjithashtu një mbështetëse e madhe e tij, por Beni me të vërtetë nuk mund të ndalojë së treguari të gjithëve se sa e zgjuar dhe punëtore është ajo”, theksoi burimi.

Këngëtarja reflektoi mbi romancën e saj në një intervistë për Revistën People muajin e kaluar, duke thënë: “Tani jemi më të rritur, jemi më të zgjuar, kemi më shumë përvojë, jemi në vende të ndryshme në jetën tonë, kemi fëmijë tani dhe duhet të jemi shumë të vetëdijshëm për ato gjëra”.

Romanca e çiftit krijoi interes të madh në fillim të viteve 2000. Por interpretuesja e hitit “Jenny From The Block” është e bindur se të dy do të jenë në gjendje të përballojnë presionin këtë herë.

Ajo shpjegoi: “Unë mendoj se ne jemi mjaft të fortë tani për të ditur se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo, ndërsa kur ishim më të rinj ndoshta disa nga ata zëra të jashtëm, ishte pak më e vështirë për ne që të pajtoheshim dhe të mbijetonim”.

Jennifer është nënë e binjakëve Emme dhe Max, 14 vjeç, me ish-bashkëshortin e saj Marc Anthony. Ndërkohë, përveç Samuelit, Ben është edhe baba i vajzave Violet, 16 vjeçe dhe Seraphina, 13 vjeçe. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori