LAJMI I FUNDIT:

Këtë javë pritet të mësohet emri i trajnerit të ri të Kosovës: Ademi tregon nacionalitetet e strategëve që kanë aplikuar

Këtë javë pritet të mësohet emri i trajnerit të ri të Kosovës: Ademi tregon nacionalitetet e strategëve që kanë aplikuar

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në një intervistë për RTV Dukagjinin ka zbuluar se janë në javën e fundit kur do të përcaktojnë se kush do të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës.

Që prej shkarkimit të Bernard Challandes në muajin tetor, Dardanët kishin filluar bisedimet me disa trajnerë, derisa në krye të Dardanëve përkohësisht ishte vendosur Primoz Gliha.


Në lidhje me ardhjen e trajnerit të ri, Ademi ka deklaruar se ata janë në finalizim të marrëveshjes dhe brenda pak ditësh do të mësohet edhe emri.

Të gjitha lajmet nga Agim Ademi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Agim Ademi

“Është java e fundit, besoj se do ta përfundojmë këtë çështjen e trajnerit”, ka deklaruar fillimisht Ademi për RTV Dukagjinin.

“E kemi bë një komision bashkë me Komitetin Ekzekutiv që i kemi ndarë pesë emrat e fundit të cilët i kemi konsideruar më të mirët për ne. Janë gjermanë, zviceranë, francezë, polakë, belg dhe holandezë”.

Në fund, Ademi tha se ndihet i nderuar që kaq shumë emra kanë garuar për të marrë drejtimin e Dardanëve, teksa zbuloi se në mesin e tyre nuk kishe aplikuar asnjë shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Premier League
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

La Liga
Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
Kalo në kategori