LAJMI I FUNDIT:

Roli i Leonardo DiCaprios dhe mesazhi që përçon “Don’t Look Up” – për çfarë flitet në komedinë e Netflix të Adam McKay?

Roli i Leonardo DiCaprios dhe mesazhi që përçon “Don’t Look Up” – për çfarë flitet në komedinë e Netflix të Adam McKay?
Foto: Screenshot/Netflix

I nominuari gjashtë herë për ‘Oscar’, Leonardo DiCaprio, lirshëm mund të thuhet se ka qenë një avokat për diskutimet që ka bërë në lidhje me ndryshimet klimatike dhe për atë se çfarë mund të bëhet në vitet në vazhdim.

Në filmin më të fundit të Netflix, “Don’t Look Up”, ai luan rolin e një shkencëtari, i cili e kupton se, edhe pse ka zbuluar se një kometë e madhe po shkon drejt Tokës, publiku i gjerë dhe autoritetet nuk do të bëjnë asgjë për këtë.


Në një edicion të ri të Netflix Film Club, aktori zbërthen karakterin e tij dhe atë që përfaqëson në filmin e tij të fundit.

Jennifer Lawrence dhe Leonardo DiCaprio (Foto: Screenshot/Netflix)

DiCaprio e nis duke shpjeguar se “Don’t Look Up”, me pak fjalë, është ‘një analogji e kulturës moderne dhe paaftësisë sonë për të dëgjuar të vërtetën shkencore’.

Nëse kjo të godet, ndoshta është për shkak të pandemisë COVID-19, ylli i Hollywoodit e bën të qartë se si njerëzimi përballet me rrezikun e afërt dhe si reagojnë liderët botërorë ndaj tij.

Jennifer Lawrence thotë se xhirimet e “Don’t Look Up” me Leonardo DiCaprion ishin një ferr
Lexo po ashtu Jennifer Lawrence thotë se xhirimet e “Don’t Look Up” me Leonardo DiCaprion ishin një ferr

Në film, personazhi i DiCaprios nuk është i vetmi që lutet për mbijetesën e njerëzimit. Atij i bashkohet Kate Dibiasky (Jennifer Lawrence), një studente e Michigan që zbuloi kometën dhe Teddy Oglethorpe (Rob Morgan), kreu i Zyrës së Koordinimit të Mbrojtjes Planetare të Shteteve të Bashkuara.

Pretendimet e treshes, megjithatë, priten me skepticizëm nga masmedia, zyra e Presidentit dhe publiku i gjerë, pasi askush nuk dëshiron të dëgjojë lajme të zymta dhe preferon të besojë se gjithçka do të shkojë mirë.

Foto: Screenshot/Netflix

Sipas regjisorit të filmit, Adam McKay, qëllimi ishte të përcillte urgjencën e ndryshimeve klimatike duke i lejuar njerëzit të qeshin, pasi ai mendonte se komedia mund të ndihmonte në unifikimin e pikëpamjeve të ndryshme politike.

“Pas pesë deri në 10 vitet e fundit të çmendura që kemi pasur të gjithë në të gjithë planetin, ndjenja ime ishte se ‘Zot, a nuk do të ishte mirë të qeshja me disa nga këto ngjarje’”, ka thënë në vijim McKay.

Foto: Screenshot/Facebook

Satira e regjisorit amerikan në anën tjetër u cilësua edhe si një fatkeqësi. Ishte një përpjekje e fundit për t’i bërë qytetarët të kenë interes për fundin e afërt të ditëve tona në Tokë për shkak të krizës klimatike.

Ka të bëjë me vështirësitë për t’i detyruar të pa-interesuarit të kujdesen, në shembullin konkret për një kometë gjigante që po shkon drejt Tokës dhe që njëherësh mund të sjell edhe zhdukjen e njerëzimit.

Leonardo DiCaprio (Foto: Netflix)

Në “Don’t Look Up” marrin pjesë edhe yje të tjerë si: Meryl Streep, Jonah Hill, Timothee Chalamet, Cate Blanchett, Mark Rylance, Ariana Grande, Michael Chiklis, Tyler Perry, Ron Perlman, Himesh Patel, Paul Melan Lykeys dhe Paul Guilfoyle. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
“Romeo dhe Erjola kanë qenë bashkë”, Heidi me paralajmërim: Nëse dalin ato mesazhe, ju dilni gropë

“Romeo dhe Erjola kanë qenë bashkë”, Heidi me paralajmërim: Nëse dalin ato mesazhe, ju dilni gropë

Magazina
Vëmendjen e mori korseti i ngushtë, por askush nuk i kishte vënë re këpucët pa taka të Kim Kardashian në Met Gala

Vëmendjen e mori korseti i ngushtë, por askush nuk i kishte vënë re këpucët pa taka të Kim Kardashian në Met Gala

Magazina
Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Magazina
Bianca a je ti? Rita Ora duket e njëjtë sikurse gruaja e Kanye West me paraqitjen në Met Gala 2024

Bianca a je ti? Rita Ora duket e njëjtë sikurse gruaja e Kanye West me paraqitjen në Met Gala 2024

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori