LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lawrence thotë se xhirimet e “Don’t Look Up” me Leonardo DiCaprion ishin një ferr

Jennifer Lawrence thotë se xhirimet e “Don’t Look Up” me Leonardo DiCaprion ishin një ferr
Foto: Screenshot/Netflix

Jennifer Lawrence, fituesja e ‘Oscar’ është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, teksa do të jetë pjesë e filmit të ardhshëm të Netflix, “Don’t Look Up”.

31-vjeçarja zbulon së fundmi se xhirimet e këtij filmi me bashkë-yjet Leonardo DiCaprio dhe Timothee Chalamet kanë qenë ferr.


“Ishte dita më e bezdisshme në jetën time”, i tha ylli i “Hunger Games” Stephen Colbert gjatë një bisede në emisionin e tij të së hënës.

Nga xhirimet e “Don’t Look Up” (Foto: Netflix)

Dita në fjalë ishte një skenë që DiCaprio, 47 vjeç dhe Chalamet, 25 vjeç, po filmonin me Lawrence në një makinë.

“Më çmendën atë ditë”, u shpreh ajo.

“Unë nuk e di se çfarë ishte”, vazhdoi aktorja. “Timothee ishte thjesht i emocionuar që ishte jashtë shtëpisë [pas bllokimit pandemik]. Mendoj se ishte skena e tij e parë. Dhe Leo kishte zgjedhur këngën që po luhej në makinë dhe ishte thjesht… Ajo këngë kishte të bënte me… e dini… blah, blah, blah”.

Jennifer Lawrence dhe Leonardo Di Caprio (Foto: Film Magic)

Aktorja e “Silver Linings Playbook” vuri në dukje: “Më kujtohet se isha në mjerim absolut atë ditë. Ishte ferr”.

Megjithatë, megjithë zhgënjimin e saj me dy kolegët, Jennifer pranoi se ishte ‘e bukur’ të xhironte me DiCaprio, Chalamet, si dhe me aktorët e tjerë Meryl Streep, Jonah Hill, Tyler Perry dhe Chris Evans.

Jennifer Lawrence në “Don’t Look Up” (Foto: Netflix)

“Don’t Look Up” debuton në kinema më 10 dhjetor dhe në Netflix më 24 dhjetor.

Filmi i zhanrit komedi përqendrohet te dy astronomë (DiCaprio dhe Lawrence), ndërsa ata përpiqen të paralajmërojnë liderët botërorë për një asteroid që po shkon ta shkatërrojë tokën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori