Disa zyrtarët të partisë opozitare PDK, kanë kërkuar zgjedhje ta parakohshme parlamentare pasi sipas tyre Kuvendi ka hyrë në një krizë politike.
Këto deklarata të deputetëve opozitar kanë nxitur debatet në opinionin publik nëse vërtet mund të ketë zgjedhje të reja parlamentare.
Imer Mushkolaj thotë se kërkesa e deputetit të PDK-së Abelard Tahiri për zgjedhje të reja është e pakuptimtë.
“Ne në Kosovë nuk kemi ngërç politik. Zoti Tahiri deklaratën e tij mund ta thotë në mënyrë dëshirore por vendin në zgjedhje mund ta dërgojë vetëm LVV. Opozita nuk është në atë pozitë që të dërgojë vendin në zgjedhje. Zoti Kurti edhe mund të provokojë zgjedhje të reja, por kjo nuk besoj se do të ndodh shumë shpejt. Kurti mund të qoj vendin në zgjedhjeve nëse ka ndonjë urgjencë për dialogun”, deklaroi Mushkolaj, përcjell Telegrafi.
Visar Ymeri thotë se edhe brenda PDK-së ka mendime të ndryshme për zgjedhjet e reja.
“Derisa zoti Tahiri përmend ngërçin politik si mundësi për zgjedhje të reja, derisa zoti Xhavit Haliti më shumë aludon në kokëfortësinë e Qeverisë për ta marrë më seriozisht dialogun apo obligimet ndaj ndërkombëtarëve. Qeveria ka legjitimitet pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve lokale”.
Dardan Gashi thotë se nëse qeverisja është e keqe nuk ka asnjë problem që ajo të ndryshohet.
“Nuk e di cila qeveri në botë i ka 50% dhe nuk arrin ta bëjë kuorumin në Kuvend dhe deputetët dalin në publik e thonë “unë nuk marrë pjesë në seancë”, ky është një problem…Opozita në parim gjithmonë kërkon rrëzimin e qeverisë. Kjo është legjitime”, deklaroi Gashi.
Vehbi Kajtazi thotë se PDK e LDK nuk duhet të krijojnë përshtypjen se kanë fituar në zgjedhje lokale e tash të kërkojnë zgjedhje parlamentare.
“Po shpresoj se nuk mendoj se kanë fituar në komuna e fitojnë edhe zgjedhjet nacionale. Nëse hyjnë në zgjedhje në pranverë LDK e PDK bëhen horë. Albini ndoshta nuk i fiton 50%, por edhe nën 45% nuk del”.
Edhe Ylli Hoxha mendon se zgjedhjet mund t’i shkaktojë vetëm Vetëvendosje.
“Opozita ende nuk është e gatshme të marrë pushtet. Ajo duhet të vazhdojë me reforma të brendshme për të larguar figurat e vjetra dhe të sjellin figura të reja”, deklaroi Hoxha./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe