Nikolla, Paulini dhe Alfredi, 20 vite më parë braktisën emigrimin për t’u kthyer në vendlindje.
Me 1 dynym tokë, vëllezërit së pari eksperimentuan me disa variete fruta-perimesh, për të parë se cila prej tyre kanë më shumë prodhimtari.
Këtë vit për herë të parë vëllezërit synojnë të nxjerrin në treg edhe frutin e pasionit.
“Mbollëm disa rrënjë pjeshke për të testuar a e donte toka. E pamë që kjo punë kishte sukses dhe vazhduam duke e zgjeruar parcelën. Ky është viti i parë me frutin e pasionit dhe duam të shohim si do të shkojë në treg. Realiteti është që janë çmime shumë të larta. Zakonisht e marrin restorantet për kokteje, sepse nuk është frut që konsumohet si pjeshka apo qershia, në mënyrë të përditshme. Jashtë ka tepër kosto të lartë,” thotë fermeri Paulin Ndoja.
Sot vellezërit janë ndër eksportuesit më të mëdhenj në veri teksa kanë mbjellë mbi 150 dynymë (15 hektarë) tokë si dhe mbarështojnë rreth 250 krerë dele.
2 vitet e fundit Paulini është shpallur si fermeri I vitit në qarkun Shkodër. Po ashtu ka arritur të jetë përfitues në disa kategori subvensionesh
“Qeveria na ka ndihmuar me subvencionet, duke na dhënë shtysa për të shtuar dynymët. Jam shumë i kënaqur edhe për naftën e subvencionuar,” shprehet z. Ndoja.
Sot tre vëllezërit nga fshati Mjedë i Vaut të Dejës janë kryefjalë e furnizimit të tregut me disa lloje artikujsh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çka do të bëhet me paratë e marra nga institucionet serbe në veri?
Breshër në disa fshatra të Komunës së Likovës
Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova nuk ishte pajtuar me anëtarët e tjerë për dënimin e Shaban Gogajt për “vrasje nga pakujdesia”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251