LAJMI I FUNDIT:

FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan për vështirësitë e shkaktuara në vendet e Ballkanit nga migrimi dhe rënia e natalitetit, nga njëra anë dhe ardhja e emigrantëve nga Azia, për të cilin ato vende nuk janë të përgatitura.

Autori i tekstit, Michael Martens, të cilin e transmeton DW, përmend një anekdotë nga një konferencë ku u diskutua për rrezikun e shpërthimit të luftës në Evropën Juglindore, ku një pjesëmarrës pohoi se nuk ka rrezik sepse ka mungesë të ushtarëve në ato vende.


Martens nuk mendon se rreziku i luftës nuk ekziston, duke pretenduar se edhe forcat speciale të armatosura mirë mund të bëjnë shumë dëm, por se këto vende ende vuajnë nga mungesa e ushtarëve. Ai përmend Serbinë si shembull.

“Serbia, për shembull, ka disa vite që po armatoset fort me raketa, dronë dhe sisteme kundërajrore nga Kina dhe Rusia, të cilat së shpejti duhet të plotësohen nga avionët luftarakë francezë Rafale, kjo është një pjesë e tablosë. Tjetra është se Serbia, ashtu si vendet e tjera dhe rajoni, ka mungesë të ushtarëve që dinë ta operojnë me këtë teknikë të shtrenjtë, pra ushtria serbe ka në fakt më shumë se 300 tanke, por më së shumti një e treta ka ekuipazhe të trajnuar”, shkruan FAZ, transmeton Telegrafi.

​Liberalizimi i vizave, rreth 600 mësimdhënës u larguan nga Kosova
Lexo po ashtu ​Liberalizimi i vizave, rreth 600 mësimdhënës u larguan nga Kosova

Ai përmend si arsye se oficerët më me dëshirë shkojnë në ekonomi dhe se ka pak të rinj, sepse shërbimi ushtarak nuk është më aq tërheqës dhe sepse gjithnjë e më pak fëmijë po lindin. Gjithashtu, thuhet se emigracioni e përkeqëson problemin, sepse “vendet e rajonit nuk janë mjaft tërheqëse për të mbajtur popullsinë e tyre të re apo për të tërhequr emigrantë”.

Emigrimi – alternativa më e mirë

Autori i artikullit krahason situatën në Serbi me atë në Rumani apo Bullgari, duke deklaruar se në ato vende ndonjëherë është e mundur të ngadalësohet emigracioni nga qytetet e mëdha apo edhe të ndryshojë trendi, por vëren se këto vende janë anëtare të Bashkimit Evropian.

“Në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat nuk janë ende anëtare të Bashkimit Evropian dhe nuk kanë qasje të barabartë në tregun e tij, situata nuk duket aq e mirë”, shkruan FAZ, duke thënë se për shumë të rinj në ato vende emigrimi ende duket se është alternativa më e mirë, transmeton Telegrafi.

Rënia e numrit të banorëve ndikon edhe në sjelljen e investitorëve perëndimorë, thekson FAZ, duke shpjeguar se nuk ka fuqi të mjaftueshme për projekte të mëdha në industritë intensive të punës. “Një konsorcium perëndimor, i cili dëshiron të ndërtojë një fabrikë të madhe në një vend ballkanik, ra dakord para fillimit të punës që dy të tretat e punonjësve të importohen nga Filipinet”.

Vendet e Ballkanit nuk janë gati për emigrantë të rinj

Thuhet se politikanët në rajon e kuptuan vonë seriozitetin e situatës demografike dhe se tani janë në garë për të sjellë punëtorë të huaj. “Ndërkohë, transporti urban i Beogradit punëson shoferë autobusësh nga India apo Sri Lanka, sepse nuk ka të interesuar vendorë. Vendi më i varfër në Evropë, Kosova me aeroplanë ka sjellë punëtorë nga Bangladeshi për projekte të mëdha.”

Ky realitet i ri do t’i vendosë shoqëritë në rajonin e Ballkanit përballë sfidave të vështira, paralajmëron FAZ, sepse emigrantët nga Azia dhe Afrika do të kenë fëmijë, do të blejnë pasuri të paluajtshme, do të kultivojnë traditat dhe fetë e tyre dhe do të ndryshojnë pamjen e qyteteve në Evropën Juglindore, diçka me të cilën nuk janë mësuar në atë rajon.

“Potenciali për konflikt është i dukshëm. Ballkani, është e vërtetë, ka qenë multietnik për shekuj. Por të pranosh se ai territor është një rajon emigrantësh ose se duhet të bëhet, në mënyrë që të mbajë veten ekonomikisht, pushtetmbajtësit vështirë e pranojnë këtë”, përfundon Frankfurter Allgemeine Zeitung. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori