Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij të dyshuari


Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale të mashtrimit.
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar dhe u bën thirrje qytetarëve që të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij.
Policia apelon që kushdo që posedon informata lidhur me identitetin ose vendndodhjen e personit në fjalë, të kontaktojë në numrin pa pagesë 192 ose përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.
Autoritetet theksojnë se çdo informacion i ofruar nga qytetarët mund të jetë i rëndësishëm për avancimin e hetimeve.
Nga
Telegrafi
3 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































