Bytyqi: AAK do të ketë rol konstruktiv për zgjedhjen e presidentit dhe formimin e institucioneve
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka deklaruar se partia e saj do të ketë rol konstruktiv në procesin e formimit të institucioneve të reja dhe zgjedhjen e presidentit të vendit.
Në Debat Plus, Bytyqi tha se AAK ka zhvilluar diskutime brenda strukturave të saj dhe ka vendosur që kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, t’i dërgojë një letër me kërkesat dhe propozimet e saj për tejkalimin e situatës institucionale.
“Roli i Aleancës ka me qenë më të vërtetë konstruktiv për zgjedhjen e presidentit dhe formimin e institucioneve. E kemi pas një takim në parti me grupin parlamentar dhe kemi marrë vendim që zotit Kurti të ia dërgojmë atë letër. Mirëpo, ajo çka i kemi paraqitu ato kërkesa, që janë të rëndësishme për vendin. Do të jemi prezentë për zgjedhjen e presidentit. Andaj, po presim përgjigje nga Kurti”, ka theksuar Bytyqi.





























