LAJMI I FUNDIT:

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Shteti i Kosovës duhet të bashkëpunoj më shumë me Britaninë e Madhe sepse janë promovuesit më të mëdhenj të Kosovës dhe shqiptarëve.

Kështu ka deklaruar profesori shqiptar nga Londra, Andi Hoxhaj, cili ka thënë se në Britani të Madhe të gjitha palët politike janë pro Kosovës, ndryshe nga disa vende të tjera të Bashkimit Evropian.


“Fokus i Britanisë së Madhe është se influenca ruse është shumë  madhe në Ballkanin Perëndimor. Dhe ka një shqetësim të jashtëzakonshme në Britani në rastin si të Kosovës dhe të Bosnjës mos të ketë përplasje të tjera. Kryesisht kjo është në kontekstin e luftës së Ukrainës. Ana tjetër është ne kemi parë këtë vit shumë shumë vende perëndimore që do të kenë zgjedhje dhe natyrisht kur është një vit si i këtij ka shumë problematika të brendshme që duhet trajtuar dhe në këtë kontekst Kosova dhe Bosnja mund të mos shikohen nga palët siç janë shumë faktorë të ndryshëm që janë të interesuar për Ballkanin Perëndimor”.

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Lexo po ashtu Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

“Në këtë rast çfarë ka ndryshe me Britaninë e Madhe, sa i përket Kosovës në Britaninë e Madhe ka një qasje pro Kosovës nga të gjitha palët. Sepse nëse marrim nëse diçka nga vendet e ndryshme të BE-së, mund të kemi raste që Qeveria është pro ose opozita kundër. Por në Birmaninë e Madhe të gjitha palët politike janë pro Kosovës dhe për atë është ky angazhim i tillë për Kosovën”, ka thënë Hoxhaj në RTV Dukagjinit.

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan
Lexo po ashtu Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Kështu deklaroi profesori Hoxhaj teka komentonte miratimin nga Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik të mocionit për Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën të propozuar nga deputetja Alicia Kearns.

“Ana tjetër është se Vuçiq është bërë shumë herë më radikal, sidomos çfarë ndodhi pas zgjedhjeve në nëntor, ku ne pamë që ishin tepër problematike. Dhe Britania është e shqetësuar edhe për këtë pjesë dhe do t shikoj si do të mund të balancojë të dyja fuqitë. Kosova të bashkojë më shumë më Britaninë pasi janë promovues shumë të mëdhenj të Kosovës dh shqiptarëve”, ka thënë Hoxhaj ndër të tjera.

Në mocion kërkohet që Britania e Madhe të mbështesë integritetin territorial të Kosovës dhe dënon sulmin terrorist të 24 shatorit ndaj Policisë së Kosovës.

“Kërkoj që kjo Dhomë të lëvizë në njohjen e situatës akute të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, të dënojë sulmin e militantëve nacionalistë serbë në Banjskë në Kosovë më 24 shtator 2023”, thuhet në këtë mocion.

Gjithashtu, kërkohet që të dënohet ndërhyrja ruse në Ballkan dhe të mbështet autoriteti i Gjykatës Kushtetuese në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in
Lexo po ashtu Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

“Parlamenti vëren me shqetësim retorikën politike irredentiste proruse dhe proserbe në Mal të Zi dhe i kërkon qeverisë të rrisë angazhimin e saj me partnerët rajonalë dhe aleatët ndërkombëtarë për të përmirësuar peizazhin e sigurisë të Ballkanit Perëndimor”, thuhet më tej në mocion.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori