LAJMI I FUNDIT:

Adele shihet për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar me të dashurin e ri Rich Paul

Adele shihet për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar me të dashurin e ri Rich Paul

Adele dhe i dashuri i saj Rich Paul janë parë në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë së bashku që kur e bënë publike lidhjen në fillim të këtij viti.

Këngëtarja, 33 vjeçe, dhe partneri i saj agjent sportiv, 39 vjeç, kanë jetuar në Los Angeles muajt e fundit – megjithatë dukej se ai kishte udhëtuar për ta mbështetur atë përpara shfaqjes së saj në Palladium të Londrës që do të mbahet javën e ardhshme.


Të mërkurën në mbrëmje, çifti u pa duke u larguar nga restoranti kinez “Kai” në Mayfair të Londrës pasi kishin shijuar darkën, të shoqëruar nga disa pjesëtarë të stafit të këngëtares, shkruan DailyMail.

Adele dukej elegante e veshur me një xhaketë sportive të zezë të kombinuar me një palë pantallona të gjera dhe një palë atlete bardh e zi.

Interpretuesja e hitit “Easy On Me” i la flokët e saj bionde në valë të lirshme dhe zgjodhi një makijazh të lehtë, ndërsa një pjesë e fytyrës së saj ishte e mbuluar me një maskë.

Adele mund të shihej duke mbajtur atë që dukej si një shishe me dezinfektues duarsh teksa doli nga restoranti së bashku me ekipin e saj të sigurisë.

Këngëtarja britanike ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj amerikan, i cili kishte veshur një xhaketë të kuqe me xhinse dhe atlete të markës ‘New Balance’.

Adele foli për herë të parë për romancën e saj me Rich gjatë një interviste për revistën “Vogue” në tetor pas muajsh spekulime.

Në shtator, çifti publikuan një fotografi të përbashkët në Instagram, duke zyrtarizuar lidhjen e tyre.

Ky postim erdhi disa ditë pas daljes së tyre të parë publike së bashku në tribunat e ndeshjes së NBA-së midis Phoenix Suns dhe Milwaukee Bucks në Phoenix më 17 korrik.

Adele nuk ka qenë në Mbretërinë e Bashkuar për disa kohë ndërsa punonte për albumin e saj të ri në Los Angeles, por ajo është rikthyer për një koncert special javën e ardhshme.

Thuhet se Adeles do t’i bashkohen në skenë edhe emrat e njohur si të ftuar specialë: Alan Carr, Elton John dhe Little Mix.

Ylli me prejardhje nga Mbretëria e Bashkuar do të këndojë në këtë koncert këngët e albumit të saj të ri “30”.

Koncerti – i cili do të transmetohet më 21 nëntor – do të përfshijë gjithashtu performanca të shumë prej hiteve të saj klasike para një audiencë të kufizuar, të përbërë nga miq, familjarë, fansa dhe idhujve të saj, thuhet sipas tabloidit britanik The Sun. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori