LAJMI I FUNDIT:

Rama përmend prioritetet për ekonominë e Prishtinës: Rivitalizimi i objekteve ikonike, sektori IT-së dhe turizmi malor në fshatra

Rama përmend prioritetet për ekonominë e Prishtinës: Rivitalizimi i objekteve ikonike, sektori IT-së dhe turizmi malor në fshatra
Foto: Telegrafi

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama gjatë intervistës në “Përballje” në Telegrafi, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka folur për planin, projektet dhe synimet që ai ka nëse zgjidhet si kryetar i kryeqytetit, garë kjo e cilat do të mbahet më 14 nëntor 2021.

Ai në këtë intervistë ka folur për planet e tij në lidhje me zhvillimin ekonomik të kryeqytetit.


Thotë se zhvillimi ekonomik e kryeqytetit do të lidhet me rivitalizimin e objekteve ikonike siç është Pallati i Rinisë por edhe fuqizimin e sektorit të IT-së.

“Kemi sektorin e Teknologjisë Informative. Kemi 500 kompani me 5 mijë inxhinierë të punësuar në mbarë botën. Ne do ta fuqizojmë këtë sektorë përmes hapësirave që do t’iu krijojmë. Por do ta rivitalizojmë edhe Pallatin e Rinisë ku do të ketë hapësira për start-up të rinj”, tha ai në “Përballje” përcjell Telegrafi.

Kandidati i LDK-së për Prishtinën thotë se përmes zonës ekonomike do t’iu mundësohet edhe investitorëve të huaj të vijnë më lehtë në Kosovë, por shton se edhe fshati nuk do të mbetet jashtë vëmendjes.

“Por do të fuqizojmë edhe zonat rurale edhe përmes turizmit malorë. Zona e Gollakut ka një natyrë fantastike. Ka fshatra që janë të fokusuara në sport, çiklizëm, hiking do t’iu mundësojmë rrugët. Ka fshatra tjerë që janë të fiksuar në kultivimin e frutave”, deklaroi ndër të tjera Përparim Rama./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori