LAJMI I FUNDIT:

Vitia premton shtrirjen e Termokosit nga Tophanja në Breg të Diellit: S’do të ketë më ankesa se po na pengon filan ministri

Vitia premton shtrirjen e Termokosit nga Tophanja në Breg të Diellit: S’do të ketë më ankesa se po na pengon filan ministri

Arben Vitia, kandidat për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje në një intervistë në “Përballje” në Telegrafi, ka folur për kandidaturën e tij, projektet dhe synimet që ai ka nëse zgjidhet si kryetar i kryeqytetit në garën e balotazhit që do të mbahet me 14 nëntor 2021.

Ai në këtë intervistë ka folur për zgjerimin e sistemit të ngrohjes qendrore në lagje tjera të Prishtinës.


Vitia thotë se edhe problemi i shtrirjes së ngrohjes qendrore është i trashëguar me vite.

“Është një problem që riciklohet prej kohësh. Njeriu kur do të gjejë mënyra për të punuar i gjen 100 zgjidhje. Është një lojë ping-pongu që institucionet ja hedhin fajin njëri-tjetrit. Komuna e Prishtinës duhet të jetë proaktive në lidhje me të gjitha institucionet tjera dhe nivelin qendror. Nuk duhet të ketë arsyetime me faktin se na bllokoi filan ministri apo ky agjencion. Nuk duhet të kemi luksin e këtyre arsyetimeve”.

Kandidati i LVV-së për Prishtinën thotë se shtrirja e Termokosit duhet të ndodh për shumë arsye.

Vitia premton shkolla në pesë lagje të Prishtinës: Nuk do të lejoj riciklimin e projekteve në tavolinë
Lexo po ashtu Vitia premton shkolla në pesë lagje të Prishtinës: Nuk do të lejoj riciklimin e projekteve në tavolinë

“E para, qytetarët e disa lagjeve që kanë qenë të lëna jashtë dore për disa vite, si Tophanja për shembull, duhet të kenë komoditetin të kenë qasje në ngrohje qëndrore. Do të vazhdojë shtrimi i ngrohjes deri te Banesat e Bardha në Breg të Diellit. Por shtrirja duhet të bëhet e domosdoshme në mënyrë që qytetarët të mos ngrohen me gjëra të dëmshme për ambientin siç është qymyri. Tjetra se ngrohja qendrore është më e lirë”, deklaroi Vitia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori