LAJMI I FUNDIT:

Vitia premton shkolla në pesë lagje të Prishtinës: Nuk do të lejoj riciklimin e projekteve në tavolinë

Vitia premton shkolla në pesë lagje të Prishtinës: Nuk do të lejoj riciklimin e projekteve në tavolinë

Arben Vitia, kandidat për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje në një intervistë në “Përballje” në Telegrafi, ka folur për kandidaturën e tij, projektet dhe synimet që ai ka nëse zgjidhet si kryetar i kryeqytetit në garën e balotazhit që do të mbahet me 14 nëntor 2021.

Ai në këtë intervistë ka folur për zgjidhjen e problemit të mungesës së shkollave në disa lagje dhe mbingarkesës me nxënës të shkollave në lagje tjera.


Kandidati i LVV-së thotë se investimet në shkolla do të jenë të barabarta për secilën lagje.

“Prishtina do të jetë qytet policentrik, por unik. Në veçanti janë disa lagje ku kemi problem me shkolla. Është lagjja “Prishtina e re” që ka një ekspansion të madh të qytetarëve që nga paslufta dhe ende nuk kemi ndonjë shkollë. Kemi lagjen “Mati 1” që poashtu kemi ekspansion të jashtëzakonshëm të ardhjeve dhe kemi vetëm shkollën “Pavarësia” që as për së afërmi nuk i plotëson nevojat e lagjes… I njëjti problem është edhe në lagjen “Kalabaria”. Edhe në lagjen “Sofalia” poashtu mungon një shkollë dhe problemi i njëjtë është edhe në lagjen “Arbëria””, ka deklaruar ai në Përballje transmeton Telegrafi.

Vitia thotë se këto shkolla kanë qenë në projekt por nuk janë kryer, megjithatë thotë se në mandatin e tij nuk do të lejohen këto gjëra.

Arben Vitia tregon projektet për rregullimin e kaosit në Prishtinë, thotë se përfundojnë brenda mandatit katër vjeçar
Lexo po ashtu Arben Vitia tregon projektet për rregullimin e kaosit në Prishtinë, thotë se përfundojnë brenda mandatit katër vjeçar

“Në mandatin tim që nga fillimi nuk do të lejojë që të ketë projekte të riciklueshme në tavolinën e kryetarit të komunës. Nëse një projekt sillet në tavolinën e kryetarit me muaj, ky është problem edhe për projektet tjera të cilat duhet të kryhen në kohën e njëjtë”.

Kandidati i LVV-së thotë se mungesa e shkollave në këto lagje krijojnë probleme të shumëfishta.

“Për shkak të distancës gjeografike, rrezikohen fëmijët që kalojnë nga një lagje në lagjen tjetër, dhe nga ana tjetër mbingarkohen shkollat e lagjeve tjera…Këto pesë shkolla do të fillojnë menjëherë të ndërtohen dhe do të përfundohen brenda mandatit”, tha ndër të tjera Arben Vitia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori