“I fiksuar pas posedimit”, dy formacionet se si do të luajë dhe do të rreshtohet Barcelona e Xavit
Mesfushori legjendar, Xavi Hernandez pritet të zëvendësojë Ronald Koemanin e larguar si trajner dhe do të rikthejë ‘rrugën e Barcelonës’ në Camp Nou.
Barcelona shkarkoi Koemanin të mërkurën mbrëma, ndërsa gjatë të enjtes emëroi Sergi Barjuan si trajner të përkohshëm nga Barcelona B.
Megjithatë, çdo medium dhe raportim thotë se Xavi ka pranuar detyrën e trajnerit të Barcelonës dhe zyrtarizimi i tij është vetëm çështje kohësh.
Edhe para se Xavi të mbaronte së luajturi për Barcelonën, ishte një sekret i pashprehur që ai do të kthehej.
Xavi kaloi 25 vjet te Barcelona dhe u largua në moshën 35-vjeçare, pasi fitoi tripletën në vitin 2015, por ishte një ‘mirupafshim’ dhe jo një ‘lamtumirë’.
Me rikthimin e Xavit natyrshëm kanë filluar edhe pyetjet se si do të luajë dhe cilat do të jenë idetë e tij mbi lojën me klubin nga Camp Nou.
Mediumi Goal.com ka dhënë dy versione se si Xavi do të mund ta rreshtoj ekipin, pasi edhe njihet si ithtar i madh i posedimit të topit.
Si do të rreshtohej Barcelona nën drejtimin e Xavit?
Nëse Xavi i përmbahet sistemit 4-3-3 siç preferon Laporta, ai do luante me dyshen Eric Garcia-Ronald Araujo në qendër të mbrojtjes. Garcia mund të rritet dhe të luajë rehat në zonat e mesfushës, ndërsa Araujo ka shpejtësinë për t’u rikthyer dhe për të ndaluar kundërsulmet.
Trajneri do të kërkojë gjerësinë, me Ousmane Dembele dhe Ansu Fati që do të luanin nga krahët pasi të dy të jenë në formë, ndërsa Sergio Aguero do luante ne qendër.
Në këtë formacion do të kishte vend edhe për veteranët Sergio Busquets dhe Jordi Alba, si dhe dy të talentuarit Frenkie de Jong dhe Pedri.
Nëse Xavi do të zgjedh një renditje 3-4-3, kjo do t’i japë Barcelonës mundësinë për të përdorur dy çifte mesfushe, me Busquets dhe De Jong njërën, si dhe Pedri dhe Gavi tjetrën, por më të avancuar.
Në këtë renditje, Dest do të luante në krahët e sulmit, teksa vend do të kishte edhe për Oscar Minguezan.
Befasia është se kapiteni Gerard Pique nuk shihet në asnjërin nga formacionet e mundshme të Xavit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arne Slot tashmë ka arritur diçka tek Liverpooli që asnjë trajner nuk e ka bërë në histori të klubit
Barcelona në ‘gjah’ për një portier të ri – fut yllin polak të Ligue 1 në listën e dëshirave
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Arne Slot tashmë ka arritur diçka tek Liverpooli që asnjë trajner nuk e ka bërë në histori të klubit
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
"Paraqitja e parë publike": Vëllai i Michael Schumacher jep përditësimin shëndetësor të legjendës së F1
Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit