LAJMI I FUNDIT:

Madje edhe Ronaldo vuan për karburant në Britani – shoferi i tij priti rreth shtatë orë dhe u largua pa e mbushur Bentleyn që kushton 256 mijë euro

Madje edhe Ronaldo vuan për karburant në Britani – shoferi i tij priti rreth shtatë orë dhe u largua pa e mbushur Bentleyn që kushton 256 mijë euro
(Foto: metro.co.uk/Eamonn dhe James Clarke)

Shoferi i Cristiano Ronaldos është dashur të presë për afro shtatë orë në një pompë karburantesh dhe është detyruar të largohet me Bentleyn e shtrenjtë pa e mbushur asnjë pikë.

Automjeti luksoz i superyllit të futbollit që kushton rreth 220.000 funte (256.000 euro), është parë në një pikë të Shell, disa kilometra larg shtëpisë së 36-vjeçarit, mirëpo sikurse popullata tjetër në Britani të Madhe, përpjekjet për ta mbushur me karburant ishin të kota.


Në afërsi të Bentleyt ishte parkuar edhe një pjesëtar i sigurimit të Ronaldos me Range Rover, por edhe ai e ka përjetuar të njëjtin fat.

(Foto: metro.co.uk/Eamonn dhe James Clarke)

The Sun njofton se të dy vozitësit ishin ndalur rreth orës 14:20 duke shpresuar për ardhjen e një cisterne në pikën e mbushjes, mirëpo në orën 21:00 (pas pritjes prej gjashtë orë e 40 minuta) janë detyruar të largohen pa karburant.

Ronaldo nuk është parë me ta, mirëpo duket se edhe njëri prej futbollistëve më të mirë në botë është në situatë të njëjtë sikurse pjesa më e madhe e Mbretërisë së Bashkuar që nuk po arrijnë t’i mbushin automjetet e tyre me karburant, derisa radhët në pompa vazhdojnë të shkaktojnë përçarje.

(Foto: metro.co.uk/Eamonn dhe James Clarke)

Kryeministri Boris Johnson ka thënë se kriza për karburant është “duke u stabilizuar” dhe i ka hedhur poshtë thirrjet që punëtorëve kyçë t’u jepet përparësi në garazhe, megjithatë miliona njerëz ende po hasin probleme.

“Madje edhe me paratë e Ronaldos, edhe ai është në të njëjtën barkë me ne të tjerët. Sigurimi i tij priti me orë duke shpresuar ardhjen e një cisterne, por u detyruan të largoheshin. Ata dy dukeshin të lodhur duke pritur në shi. Ronaldo mund të mbetet i mbyllur në shtëpi, sikurse të gjithë të tjerët nëse kjo vazhdon”, ka thënë një burim për The Sun. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Magazina
Kalo në kategori