LAJMI I FUNDIT:

Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Loredana Zefi si duket do ta përcjellë nga afër ndeshjen midis Borussia Dortmundit dhe Paris Saint-Germain për të bërë tifo për të dashurin e saj, Karim Adeyemi.

Kështu së paku është bërë e ditur përmes disa postimeve që ka bërë ajo në Instagram, dhe në njërin prej tyre ajo publikoi fotografi të stadiumit.


Në kuadër të kësaj fotografie ajo vendosi edhe dy emoji në formë të zemrës, atë me ngjyrë të zezë dhe të verdhë, njëherë ngjyrat simbolizuese të ekipit Dortmund.

Foto: Loredana Zefi / Instagram

Reperja shqiptare si duket do ta përcjell ndeshjen nga tribunat e stadiumit gjerman për të bërë tifo për sulmuesin e Dortmundit, Karim Adeyemi.

Ajo gjithashtu publikoi edhe dy imazhe të tjera përmes së cilave tregoi se udhëtoi për atje me një aeroplan privat.

Foto: Loredana Zefi / Instagram

Loredana tashmë për një kohë të gjatë është në lidhje me sulmuesin e Dortmundit. /Telegrafi/

Foto: Loredana Zefi / Instagram