LAJMI I FUNDIT:

Dezinformuan rreth COVID-19, YouTube fshin kanalet e Russia Today në gjuhën gjermane

Dezinformuan rreth COVID-19, YouTube fshin kanalet e Russia Today në gjuhën gjermane

YouTube njofton se ka fshirë kanalet në gjuhën gjermane të menaxhuara nga Russia Today (RT) që përkrahet nga Kremlini.

Lajmin e ka bërë të ditur Dinara Toktosunova, e cila drejton RT në Gjermani (RT DE), një nga dy kanalet në këtë vend.


Gjiganti amerikan i teknologjisë tregon se ka fshirë kanalet e RT DE dhe Der Fehlende Part, sepse kishin publikuar dezinformata në lidhje me COVID-19 dhe vaksinat kundër saj.

YouTube i tha Deutsche Welle se nuk lejon këtë lloj përmbajtje që “është në kundërshtim me informacionin mjekësor të autoriteteve shëndetësore lokale ose të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) në lidhje me COVID-19”.

Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë akuzuar më parë Rusinë për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me COVID-19 dhe vaksinat.

Facebook mbyll 'Fabrikën ruse të Dezinformimit' ndaj vaksinave kundër COVID-19
Lexo po ashtu Facebook mbyll 'Fabrikën ruse të Dezinformimit' ndaj vaksinave kundër COVID-19

Në muajin gusht, rrjeti social Facebook kishte mbyllur një “fabrikë” që dezinformonte pikërisht për vaksinat kundër COVID-19, që kishte bazën në Rusi.

Pjesëmarrësit që u kapën në mashtrim ishin pjesë e një fushate mashtruese të orkestruar nga firma britanike e marketingut “Fazze” që operon jashtë Rusisë.

Ndërsa, gjatë muajit korrik, Facebook kishte njoftuar se ka larguar 65 llogari dhe 243 llogari të tjera nga Instagram që ishin të lidhura me fushatën, ku gjithashtu ka ndaluar veprimtarinë e “Fazze” nga platformat e saja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori