LAJMI I FUNDIT:

Meghan Markle mund të mos kthehet më në Mbretërinë e Bashkuar pas largimit nga jeta mbretërore

Meghan Markle mund të mos kthehet më në Mbretërinë e Bashkuar pas largimit nga jeta mbretërore
Meghan Markle (Foto: Getty Images)

Meghan Markle thuhet se nuk do të kalojë më pellgun për një periudhë të gjatë.

Kjo sipas autorit mbretëror, Robert Jobson, i cili pretendoi se Dukesha e Sussex do të shmangë paraqitjen në Mbretërinë e Bashkuar ‘derisa pluhuri të qetësohet përfundimisht’, pas largimit që bënë me bashkëshortin, Princin Harry.


“Nuk jam e sigurt që Meghan do të vijë sërish në Britani”, tha ai për Us Weekly. “Ajo nuk është e popullarizuar tani”.

Meghan Markle dhe Princi Harry (Foto: Getty Images)

Sa i përket Dukës së Sussex, ai tha se ka të ngjarë që do të kthehet për “Platinum Jubilee” të Mbretëreshës Elizabeth II ku do të ketë festime për 70 vitet e mbretëreshës në fron.

“Por ju duhet të mbani mend se brenda disa muajsh do të dalë me një libër … Do të jetë mjaft e vështirë”, vuri në dukje Jobson.

Meghan Markle kritikohet pasi shkoi me kostum 7500 dollarësh në vizitë te një shkollë nevojtare në New York - fëmijët qajnë kur e takojnë atë dhe Princin Harry
Lexo po ashtu Meghan Markle kritikohet pasi shkoi me kostum 7500 dollarësh në vizitë te një shkollë nevojtare në New York - fëmijët qajnë kur e takojnë atë dhe Princin Harry

Megjithatë, ai parashikoi që drama mbretërore në vazhdim do të mbahet e fshehur për hir të mbretëreshës.

“Fokusi nuk duhet të jetë nëse Meghan është e lumtur apo jo, apo nëse Harry nuk ka raporte të mira me të vëllanë, Princin Ëilliam. Mbretëresha meriton më shumë se kaq”, tha ai.

Meghan Markle (Foto: Getty Images)

Harry dhe Meghan u tërhoqën nga detyrat mbretërore në mars të vitit që lamë pas.

Ata momentalisht jetojnë në Kaliforni dhe kanë bashkë dy fëmijë: Archie dhe Lilibet. /Telegrafi/

Princi Harry (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori