LAJMI I FUNDIT:

Zaev në takim me Jansha dhe Varhelyi: RMV dhe Shqipëria sa më shpejtë t’i fillojnë negociatat

Zaev në takim me Jansha dhe Varhelyi: RMV dhe Shqipëria sa më shpejtë t’i fillojnë negociatat

Kryeministri, Zoran Zaev, si pjesë e programit të tij të aktiviteteve në Forumin Strategjik të Bledit, u takua me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansha, në funksion të kryesimit të Sllovenisë me BE -në, dhe me Komisionerin e BE -së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi..

Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim u konfirmua se zgjerimi i BE-së është prioritet i presidencës sllovene dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen anëtare të Unionit sa më shpejt të jetë e mundur.


“Bashkëbiseduesit në takim ranë dakord se pengesat që qëndronin në rrugën e këtij procesi mund të hiqen dhe ka shembuj pozitivë për këtë në të kaluarën e afërt”.

“Përfundimi i përbashkët i kryeministrave Zaev dhe Jansha dhe komisionerit të BE Varhelyi është se nuk ka vend për opsione të tjera përveç Ballkanit Perëndimor Evropian dhe se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të fillojnë negociatat sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Në takim u tha se deri në fund të vitit ka mjaft kohë që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të ecin në rrugën drejt një zgjidhjeje që do të përshpejtojë integrimin evropian të të gjithë rajonit dhe se zgjidhjet nënkuptojnë kujdesin për veten dhe tjeter”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori