Regjistrimi i popullsisë që ka filluar këtë muaj në Kosovë, është një proces i numërimit të gjithë banorëve dhe i mbledhjes së informatave demografike, ekonomike, sociale, arsimore, bujqësore dhe informatave të tjera për secilin person.
Drejtues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe njohës të ekonomisë thonë se vendi ka nevojë për evidencë të mirëfilltë të qytetarëve dhe nga ky regjistrim presin të ketë përmirësim në aspektin ekonomik në vend, hartim të politikave më efektive në investime e po ashtu edhe realizim të të drejtave të qytetareve.
Ushtruesi i detyrës së kryshefit ekzekutiv në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati thotë për KosovaPress se nga regjistrimi i popullsisë përfitojnë të gjithë individët dhe institucionet, e po ashtu mblidhen edhe shumë indikator të rëndësishëm për gjithë territorin e vendit.
Kastrati, derisa ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të regjistrohen, ka shtuar se nga ky regjistrim të dhënat do të jenë më të freskëta dhe do ju ndihmojnë institucioneve në aspekte të ndryshme.
“Nga regjistrimi i popullsisë përfitojnë të gjithë, edhe individët, institucionet dhe Kosova, sepse të njëjtën kohë grumbullohen shumë indikator për gjithë territorin e vendit dhe në nivelin më të vogël të mundshëm. Në Kosovë niveli më i ultë organizativ janë vendbanimet. Nëse ka një projekt, apo parashikim, një donacion për një vendbanim krejtësisht të vogël janë të dhënat e freskëta dhe komplete. Andaj, regjistrimi i popullsisë është shumë i rëndësishëm për çdo institucion…Është një skanim i gjendjes, në aspektin social ekonomik, sikur kushtet e jetesës, të banimit, papunësia, varfëria, shëndeti, çështjet e lëvizjes së popullsisë brenda ditës me çfarë shërbehen. Pra ka shumë pyetje, dhe disa të bujqësisë”, thotë Kastrati.
Se regjistrimi i popullsisë është i rëndësishëm dhe përmirëson ekonominë e vendit, e thotë edhe njohësi i ekonomisë, Besnik Avdija. Sipas tij, kjo ndihmon edhe investitorët e huaj që të hartojnë politika më efektive në kuptim të investimeve dhe planifikimeve afatgjate në vend.
“Regjistrimi i popullsisë para së gjithash ndihmon institucionet vendore, por edhe investitorët e huaj që të hartojnë politika më efektive në kuptim të investimeve dhe të planifikimeve afatgjate në vend…00:36 Po ashtu i ndihmon institucioneve në vendimmarrje, në politik bërje për shkak se ju ofron një pasqyrë më reale të gjendjes në vend, në kuptim të ndryshimeve demografike, të lëvizjeve të migrimit të brendshëm, në kuptim të ekonomive familjare, nivelit të zhvillimit të tyre. Tani që po diskutohet që do të përfshihen edhe informatat mbi dëmet e shkaktuara gjatë luftës së fundit në Kosovë. Të gjitha këto kur të mblidhen dhe analizohen ndihmojnë që projektet dhe programet e intervenimeve dhe programet me qëllim të zhvillimit, qoftë në zona lokale, në zona më rurale, periferike apo zhvillimin urban të qendrave kryesore në vend, do t’i ndihmojë institucionet kur hartojnë këto plane dhe të kenë efekt me të prekshëm dhe kosto më të ulët ekonomike”, thotë Avdija.
Në anën tjetër, profesori universitar, Mazllum Baraliu thotë se vendit i ka munguar një evidencë e mirëfilltë e qytetarëve, derisa shton se refuzimi që mos të regjistrohet dikush sjell vetëm dëme dhe asnjë dobi.
“Përfiton shumë. Në radhë të parë evidencën e mirëfilltë të qytetarëve për të gjitha nevojat e institucioneve dhe shtetit, por të njëjtën kohë edhe për nevojat e qytetarëve dhe realizimin e të drejtave të tyre. Përfitohet, sepse varësisht nga numri i banoreve në një zonë, komunë, rajon, edhe buxheti vjetor i komunave, rajoneve përkatëse ndahet nga buxheti shtetëror. Dhe sa më pak banor, aq më pak buxhet. Pastaj realizimi i të drejtave, është diçka që në qoftë se nuk regjistrohesh faktikisht zyrtarisht, nuk ekziston individi i caktuar, nuk është banor aty dhe për rrjedhojë mund të ketë edhe mungesë të realizmit të të drejtave të caktuara, të granteve, benifteve, të subvencioneve e me radhë. Pra, benefitet ekonomike dhe sociale janë të shumta, ndërkaq refuzimi që mos të regjistrohet dikush sjell vetëm dëm dhe asnjë dobi”, thotë Baraliu.
Regjistrimi i popullsisë ka filluar me datën 5 prill dhe pritet të zgjasë deri me 17 maj në të gjithë vendin.
Në regjistrimin e popullsisë po ashtu do të përfshihet edhe një pyetësor, i cili iu mundëson qytetarëve të deklarohen edhe për dëmet që u ka shkaktuar lufta e fundit në Kosovë.
Ndërkaq, regjistrimi i fundit në Kosovë ka qenë 13 vjet më parë, më 2011.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/w3tw-380x233.png)
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
![Dokumentet serbe për qytetarët e Kosovës, ilegale në deklarime e të njohura në praktikë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_5-50-380x233.jpg)
Dokumentet serbe për qytetarët e Kosovës, ilegale në deklarime e të njohura në praktikë
![Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Fehmi-Lladrovci-foto-KALLXOcom-720x432-1-e1722025600183-380x233.png)
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike
![Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/w3tw-380x233.png)
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
![“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Untitled-design-2024-07-26T081830.605-696x392-1-380x233.png)
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit
![Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_4-69-380x233.jpg)
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në
![Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Fehmi-Lladrovci-foto-KALLXOcom-720x432-1-380x233.png)
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike
![Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/231003131530-aman-osmani-380x233.jpg)
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen
![Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/gfk-380x233.jpg)
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Zana-Spahiu-380x233.jpg)
Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK
![Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/arne-slot-380x233.png)
Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro
![Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/dacic-radoicic-768x517-1-380x233.jpg)
Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën
![I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/trent-alexander-arnold-380x233.png)
I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij
![Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_2-99-380x233.jpg)
Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin
![Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/image-2024-07-25T175333.484-380x233.jpg)
Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq