LAJMI I FUNDIT:

Ish-gruaja e Mahrez thotë se City ua shkatërroi martesën, pohon se familja e Harry Kane ka shpëtuar me mostransferimin e tij

Ish-gruaja e Mahrez thotë se City ua shkatërroi martesën, pohon se familja e Harry Kane ka shpëtuar me mostransferimin e tij
(Foto: The Mirror)

Ish-bashkëshortja  e Riyad Mahrez ka thënë se ai ia ktheu shpinën familjes pasi nënshkroi me Manchester Cityt duke shtuar se bashkëshortja e Harry Kane ishte me fat pasi sulmuesi nuk u transferua te kampioni i Anglisë.

Algjeriani u transferua në Etihad Stadium në vitin 2018 nga Leicester City për 60 milionë funte (70 milionë euro), ndërsa paraprakisht ishte pjesë e ekipit të famshëm që e pati fituar titullin e Ligës Premier.


Sa ishte në King Power Stadium, në vitin 2015 ishte martuar me Rita Johal – një modele dhe një yll aspirues i muzikës pop – dhe të njëjtin vit u bënë me fëmijë.

E fejuara e tanishme, Taylor Ward dhe Riyad Mahrez (Foto: Instagram/taylorwardx)

Katër vite më vonë, ata pritën fëmijën e dytë, megjithatë marrëdhënia e tyre ishte dëmtuar dhe çifti u nda, pasi Mahrez nisi lidhjen me Taylor Ward, me të cilën tash është i fejuar.

Brenda apartamentit dy milionë funtesh të Taylor Ward dhe futbollistit të Manchester City, Riyad Mahrez
Lexo po ashtu Brenda apartamentit dy milionë funtesh të Taylor Ward dhe futbollistit të Manchester City, Riyad Mahrez

Në një intervistë për The Sun, Johal ka thënë se transferimi te City ishte momenti që e ndryshoi ish-burrin e saj duke e shndërruar në një person tjetër.

Riyad Mahrez dhe Rita Johal (Foto: Richathletes)

“Riyadi që e njoha është një person tjetër me atë që është tash. Ai del në ndeja dhe sillet si një yll futbolli. Nuk e urrej, është fjalë e fortë, por jam e shokuar dhe e pikëlluar për atë që ka bërë”.

“Ai më la papritur duke fajësuar presionin nga loja te Manchester City. Tash e kalon kohën duke udhëtuar rreth botës nëpër pushim pa u shqetësuar për asgjë”, ka theksuar Rita.

Ajo më tej ka thënë se beson që mostransferimi i Kane në Etihad e ka shpëtuar martesën e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

Magazina
Erjola

Erjola "shpërthen" në lot: Graciano e ka pasur shtëpinë ngjitur dhe më dëgjonte kur ish-partneri më dhunonte

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Adelina Thaçi publikon pamje nga aksidenti ku u lënduan gjashtë persona në Prishtinë: Isha aty afër, mbeta e shtangur me atë që pashë

Adelina Thaçi publikon pamje nga aksidenti ku u lënduan gjashtë persona në Prishtinë: Isha aty afër, mbeta e shtangur me atë që pashë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori