LAJMI I FUNDIT:

DaBaby më në fund kërkon falje për deklaratat skandaloze: Çdokush i infektuar me HIV/AIDS ka të drejtën të inatoset me mua

DaBaby më në fund kërkon falje për deklaratat skandaloze: Çdokush i infektuar me HIV/AIDS ka të drejtën të inatoset me mua

DaBaby ka kërkuar falje pasi bëri komente homofobike në një festival muzikor, duke pranuar se fjalët e tij ishin ‘të pandjeshme’ por që ai nuk kishte ‘asnjë qëllim për të ofenduar askënd’.

Reperi 29-vjeçar ishte shfaqur në festivalin ‘Rolling Loud’ në Miami kur iu drejtua turmës gjatë performancës së tij, shkruan DailyMail.


Ai i inkurajoi ata të ngrinin celularët në ajër dhe t’i ndiznin dritat e tyre – përveç nëse ata ishin HIV pozitivë ose meshkuj homoseksualë që kishin kryer marrëdhënie seksuale me një burrë tjetër në një parking.

Duke folur para turmës, DaBaby pastaj tha: “Nëse nuk jeni i prekur me HIV, AIDS, ndonjë prej këtyre sëmundje vdekjeprurëse seksualisht të transmetueshme që do t’ju bëjë të vdisni në dy ose tri javë, ndizni dritën e celularit tuaj dhe ngrijeni në ajër”.

Dua Lipa e shokuar nga deklaratat e fundit të reperit DaBaby: Nuk po e njoh personin me të cilin bashkëpunova
Lexo po ashtu Dua Lipa e shokuar nga deklaratat e fundit të reperit DaBaby: Nuk po e njoh personin me të cilin bashkëpunova

Pas kësaj deklarate skandaloze, ai reagoi përmes një statusi në Twitter, duke kërkuar falje.

“Kushdo që ndonjëherë është infektuar me AIDS/HIV ka të drejtë të mërzitet, ajo që thashë ishte e pandjeshme, edhe pse nuk kisha qëllim të ofendoja askënd. Prandaj kërkoj falje – por për komuniteti LGBTI…unë nuk jam duke u hedhur mbi ju të gjithë. Puna juaj është puna juaj”, shkroi reperi me famë botërore.

Kjo kërkim-falje vjen menjëherë pasi ylli shqiptar Dua Lipa u shpreh kundër komenteve homofobike të bëra nga muzikanti.

Duke shkruar në një status në InstaStory, Dua, 25 vjeçe, dënoi komentet e bëra nga DaBaby.

“Jam e befasuar dhe e tronditur nga komentet e DaBaby. Unë vërtet nuk po e njoh këtë person me të cilin kam bashkëpunuar. Unë e di që fansat e mi e dinë se ku qëndron zemra ime dhe që unë mbështes 100 për qind komunitetin LGBTI. Ne duhet të mblidhemi së bashku dhe të luftojmë stigmën rreth HIV/AIDS”, shkroi Dua Lipa në Instastory.

Dua Lipa dhe DaBaby më parë kanë punuar së bashku për një remix të këngës së saj “Levitating”, që është pjesë e albumit më të fundit të këngëtares, “Future Nostalgia”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina

"Fenomen me 70 mijë ndjekës në Instagram" - përplasje e ashpër mes Donaldit dhe Ronaldos për finalistët e BBVA

Magazina
Melinda Ademi e pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur

Melinda Ademi e pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur

Magazina
Meriton Mjekiqi me fjalë prekëse për të birin: Më mungon më shumë se çdo gjë në këtë jetë

Meriton Mjekiqi me fjalë prekëse për të birin: Më mungon më shumë se çdo gjë në këtë jetë

Magazina
U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

Magazina
Kalo në kategori